У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Shtohen rastet e të infektuarve me gripin e syrit или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
Specialistët: Më shumë preken fëmijët, por nuk mungojnë as të rriturit Përpos gripit sezonal mjekët specialistë shprehen se këtë vit është rikthyer edhe gripi i syve. Sipas mjekut okulist, Rubin Topi rastet janë më të shumta se vitin e kaluar dhe kryesisht më të prekur janë fëmijët e vegjël. “Po ta krahasojmë me vjet ka një shtim të dukshëm të rasteve, rreth 5-6 në ditë. Më shumë po shohim moshat e vogla, sidomos fëmijët e çerdheve dhe kopshteve sepse janë ambiente që shërbejnë si inkubatorë ku fëmijët mund t’ia ngjisin këtë infeksion viral njëri-tjetrit. Natyrisht, është i lidhur edhe me stinën e virozave”. Mjeku tregon disa nga simptomat që shkakton ky infeksion ku më kryesoret janë skuqje të syve apo dhe probleme në shikim. “Një ndër shenjat kryesore është që pacienti zgjohet me njërin sy ose të dy si të ngjitur me sklepa, i sheh sytë shumë të skuqur e të irrituar dhe me ndjesinë sikur kanë diçka brenda në sy. NdonjëherëiI përshkruajnë “sikur kam zhavorr”. Ka lotim të shtuar, parehati me sytë dhe mund të fillojë me njërin sy e pas 1-2 ditësh, kalon te syri tjetër”. Specialistët bëjnë apel për kujdes dhe për çdo dyshim për gripin e syrit, qytetarët duhet të konsultohen me okulistin për të shmangur komplikacionet serioze. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan