Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Klan News - Harta e re gjyqësore, ulet numri i gjykatave в хорошем качестве

Klan News - Harta e re gjyqësore, ulet numri i gjykatave 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Klan News - Harta e re gjyqësore, ulet numri i gjykatave

Shkrihen 10 gjykata të rretheve, do të ketë vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë Shkarkimet nga vettingu dhe dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë sjellë nevojën për një riformatim të gjykatave dhe prokurorive. Në vitin 2016 bashkë me paketën ligjore të Reformës në Drejtësi, ishte parashikuar që do të duhet të ndërhyhej edhe në hartën gjyqësore. Konkretisht nga 22 gjykata me juridiksion të përgjithshëm do të ketë 12 të tilla në të gjithë vendin. Gjykata të shkallës së parë do të ketë në Berat, Elbasan, Tiranë, Vlorë Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës, Korçë, Lezhë, Shkodër. Ndërsa Gjykata e Apelit do të jetë vetëm në Tiranë, duke shkrirë 5 gjykatat e tjera. Po ashtu edhe Apeli Administrativ do të jetë vetëm në kryeqytet. Ndërsa shkallët e para administrative do të jenë në Tiranë dhe Lushnje. Gjatë aktivitet për prezantimin e hartës së re, Ministri i Drejtësisë u shpreh se qeveria do të përballojë të gjitha kostot financiare. “Harta që do të miratohet ka afat implemtimi me faza dhe qeveria garanton zbatimin e plotë të saj. Ne e kemi bërë të qartë raportin si mazhorancë në lidhje me Reformën në Drejtësi. Edhe harta e re gjyqësore është përkthim i ligjit për riorganizimin e pushtetit gjyqësor të miratuar në vitin 2016 me realitetin shqiptar dhe ne si qeveri e kemi detyrim zbatimin e këtij ligji”. Ndërsa kryetarja e Këshillit të Lartë gjyqësor Naureda Llagami tha se do të duhet të pakën 6 muaj për të bërë implementimin e hartës pas miratimit të saj. “Ajo që grupi i punës ka menduar është pas miratimit do të kërkohen së paku 6 muaj për të bërë një fazë të implementimit të hartës kryesore, do të jetë edukimi i publikut mbi risitë që do të ketë harta e re gjyqësore. Pa diskutim, ajo që kemi si shqetësim të përbashkët bashkë me ministrin e Drejtësisë, është që shërbimet e publikut nuk do të cenohen”. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se harta është e domosdoshme në situatën në të cilën ndodhet sistemi. “Ka domosdoshmëri për hartën gjyqësore. Nevoja sot është ekstreme për shkak të reformës që po zbatohet në drejtësi, procesit të vettingut. Kemi një numër gjithmonë e më pak të magjistratëve në disa nga gjykatat dhe prokuroritë kryesore. Harta është një domosdoshmëri, është instrumenti i duhur për të pritur deri në plotësimin ee sistemit me magjistratë”. Projektdrafti u është shpërndarë edhe grupeve të interesit dhe pas diskutimeve do të bëhet firmosja nga ministri Manja. Ligji lejon që pas 5 vitesh kjo hartë gjyqësore mund të rishikohet. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Comments