Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Shije Shtëpie - Tavë kosi Elbasani nga Znj. Vjollca - Tv Klan в хорошем качестве

Shije Shtëpie - Tavë kosi Elbasani nga Znj. Vjollca - Tv Klan 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Shije Shtëpie - Tavë kosi Elbasani nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Tavë kosi Elbasani 800 gr mish qingji ose dashi 2 lugë gjellë gjalpë 2 lugë gjellë miell 350 ml lëng mishi 1 kg kos 2-3 vezë 2 lugë gjellë oriz ( gjysmë të zier) Kripë + Piper të zi Gjysmë lugë kafe piper të kuq Në fillim ziejmë orizin për 8 min. Nëse do të gatuajmë me mish qingji e pastrojmë atë dhe pasi ta kemi ndarë në racione e vendosim në tavën që do të gatuajmë të marinuar me kripë + piper të zi. Shtojmë në tavë 1.5 gotë ujë dhe e vendosim në furrë për ta pjekur (jo plotësisht) në temperaturë 190 gradë. E nëse do të gatuajmë mishin e dashit duhet t’i japim mishit një valë për 20 deri 25 min. Më pas e vendosim në furrë. Shkrijmë gjalpin në një tenxhere dhe kaurdisim miellin për 3 minuta pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë më pas me lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa salca të fillojë të trashet dhe të bëhet kremoze. Shtojmë kosin dhe e përziejmë ngadalë në temperaturë mesatare sa kosi të fillojë të ngrohet ( pak jo të valojë).Përziejmë vezët dhe i shtojmë në kos duke i përzier ngadalë. Fikim zjarrin, largojmë tenxheren dhe e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në tavën me copat e mishit shpërndajmë orizin e më pas shtojmë kosin me vezë duke lagur dhe copat e mishit. Vendosim mbi copat e mishit nga një copë të vogël gjalpi. Vendosim tavën në furrë me temperaturë 190-200 gradë për 20-25 min. Sipas dëshirës 10 minutat e fundit mund t’i shtojmë pak gjalpë, rreth 1 lugë gjelle. Më pas shtojmë ½ të piperit të kuq. E spërkasim tavën në furrë dhe e lëmë për 10 min. E më pas e nxjerrim nga furra dhe e servirim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Comments