Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top News/ NATO nis manovrat bërthamore / Aleanca i përgjigjet Rusisë, bashkohet edhe Finlanda в хорошем качестве

Top News/ NATO nis manovrat bërthamore / Aleanca i përgjigjet Rusisë, bashkohet edhe Finlanda 2 часа назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top News/ NATO nis manovrat bërthamore / Aleanca i përgjigjet Rusisë, bashkohet edhe Finlanda

Finlanda do të marrë pjesë në një stërvitje të madhe të armëve bërthamore të NATO-s, javën e ardhshme, për herë të parë që kur vendi u bashkua me aleancën ushtarake vitin e kaluar. Stërvitja Steadfast Noon do të nisë më 14 tetor dhe do të zgjasë dy javë. Ajo do të zhvillohet në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës dhe Holandës. NATO ka thënë se stërvitja vjetore, e planifikuar prej kohësh, ndihmon për të siguruar besueshmërinë, efektivitetin dhe sigurinë e parandalimit të saj bërthamor. Kjo do të jetë hera e tretë që NATO zhvillon stërvitje me armë bërthamore që kur lufta në ukrainë nisi. Moska që atëherë ka kërcënuar vazhdimisht me përshkallëzim bërthamor. Gjatë stërvitjes “Steadfast Noon” të vitit të kaluar, e cila nuk përfshinte bomba të vërteta, 60 avionë ushtarakë kryen manovra mbi Evropën Jugore, duke përfshirë avionë luftarakë të aftë për të mbajtur koka bërthamore. NATO tha se trajnimi u mbajt të paktën 1 mijë kilometra larg nga kufijtë rusë. SHBA ka vendosur bomba bërthamore B61 në Evropë si pjesë e marrëveshjeve të ndarjes bërthamore të NATO-s, dhe ato mbeten nën kujdesin dhe kontrollin e ushtrisë amerikane. Bombat do të vendoseshin në avionë luftarakë aleatë, në rast të një konflikti bërthamor. Armët bërthamore amerikane në evropë, mbështesin sigurinë kolektive të natos. Ky angazhim, i njohur edhe si "ombrella bërthamore", synon të pengojë dhe t'i përgjigjet skenarëve të mundshëm bërthamorë dhe jobërthamorë në mbrojtje të aleatëve dhe partnerëve. NATO thotë se armët bërthamore janë një komponent thelbësor i aftësive parandaluese dhe mbrojtëse të aleancës. Ajo nënvizon se është e përkushtuar ndaj kontrollit të armëve, çarmatimit dhe mospërhapjes, "por për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë, ajo do të mbetet një aleancë bërthamore". Sipas Buletinit të Shkencëtarëve Atomik, SHBA ka vendosur rreth 100 bomba bërthamore në Itali, Gjermani, Turqi, Belgjikë dhe Holandë. Ndërsa forcave ajrore belge, holandeze, gjermane dhe italiane u është caktuar një rol aktiv sulmues bërthamor. Vetë SHBA ka një rezervë prej 3748 kokash bërthamore nga të cilat, 200 janë bomba B61. Forcat bërthamore britanike dhe ato franceze po ashtu kontribuojnë në sigurinë e aleancës. Britania ka 225 koka luftarake në arsenalin e saj bërthamor ndërsa franca ka 290 armë bërthamore. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#NATO#

Comments