Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top News/ ‘Pasoja të rrezikshme për SHBA-në’ / Lavrov kërcënon Uashingtonin për ndihmën e Ukrainës в хорошем качестве

Top News/ ‘Pasoja të rrezikshme për SHBA-në’ / Lavrov kërcënon Uashingtonin për ndihmën e Ukrainës 7 часов назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top News/ ‘Pasoja të rrezikshme për SHBA-në’ / Lavrov kërcënon Uashingtonin për ndihmën e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara do të përballen me "pasoja të rrezikshme" nëse vazhdojnë me rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vend që të mbështesin një zgjidhje të propozuar ruse që do të shihte Moskën të merrte nën kontroll një pjesë të territorit ukrainas, tha njeriu që shërben si kryediplomati i Presidentit rus Vladimir Putin prej 20 vjetësh në një intervistë. Më shumë se dy vjet e gjysmë pasi Putini urdhëroi një "operacion special ushtarak" kundër Ukrainës në atë që është bërë konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Kremlini ofron një plan të zbatueshëm për t'i dhënë fund gjakderdhjes dhe shkatërrimit si edhe për rindërtimin e arkitekturës së sigurisë në kontinent. Ai akuzoi aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA se fillimisht mbolli farat e luftës, një dekadë më parë, dhe po vazhdon të ndezë flakët. "Rusia është e hapur për një zgjidhje politiko-diplomatike që duhet të eleminojë shkaqet rrënjësore të krizës," tha ai. "kjo duhet të synojë t'i japë fund konfliktit në vend që të arrijë një armëpushim." Plani i Rusisë nënkupton që Ukraina të heqë dorë nga provincat kryesisht ruse të Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhzhias, të cilat u aneksuan zyrtarisht nga Moska pas një referendumi të kontestuar ndërkombëtarisht në shtator 2022, si dhe nga Krimeja e okupuar nga rusia në 2014. Kievi gjithashtu duhet të pranojë të braktisë përpjekjen për t'u bërë anëtar i NATO-s apo edhe hapa të tjerë që moskës nuk i pëlqejnë. Në vend të kësaj, Kievi dhe mbështetësit e tij të huaj kërkojnë një tërheqje të pakushtëzuar ruse, ndërsa Moska paralajmëron se një konflikt i përshkallëzuar e sjell NATO-n më afër një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila zotëron edhe stokun më të madh në botë të armëve bërthamore. "Për momentin, me sa mund të shohim, rivendosja e paqes nuk është pjesë e planit të kundërshtarit tonë" tha Lavrov. "Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s ofrojnë mbështetje politike, ushtarake dhe financiare për Kievin në mënyrë që lufta të vazhdojë. Ata po diskutojnë autorizimin e Ukrainës për të përdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur thellë në territorin rus. Loja me zjarrin në këtë mënyrë mund të çojë në pasoja të rrezikshme", tha ai. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Kercenimi#Lavrov

Comments