Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Rreze Dielli - Emisioni 25 Shtator 2024, Receta/ Rëndësia e Magnezit nga Altin Joka/ Retro & Sozi в хорошем качестве

Rreze Dielli - Emisioni 25 Shtator 2024, Receta/ Rëndësia e Magnezit nga Altin Joka/ Retro & Sozi 2 недели назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Rreze Dielli - Emisioni 25 Shtator 2024, Receta/ Rëndësia e Magnezit nga Altin Joka/ Retro & Sozi

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror i ardhur me qepë të njoma, kos dhe gjizë / Pogaçe e nënës / Supë me lëng kockash dhe perime. Magnezi është minerali kryesor më i rëndësishëm që i nevojitet trupit tuaj. Për të funksionuar në mënyrë korrekte dhe efikase, trupi juaj ka nevojë për shumë lëndë ushqyese. Megjithatë, nëse ka mungesë të magnezit, ka mbi 350 reaksione biokimike. Studimet kanë treguar se sot magnezi është mungesa e dytë më e zakonshme. Po cili është roli kryesor i magnezit në organizëm? Çfarë pasojash shëndetësore shkakton mungesa e theksuar e magnezit? Cilët individë kanë më tepër prirje për mungesë magnezi? Kush ka mangësi më shumë? A e pakëson stresi magnezin? Si ta kuptojmë që kemi mungesë magnezi, cilat janë shenjat më tipike? Po suplementet sa na ndihmojnë, sa kohë duhen marrë dhe a kanë efekte anësore? Si ta zëvendësojmë magnezin, si ta marrin në mënyrën e duhur, cilat ushqime përmbajnë më shumë magnez? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Moda dhe muzika në komunizëm, stili i veshjeve dhe nostalgia e një kohe ku çdo gje ishtë e ndaluar. Producentja Xhilda Toska në studion e "Rreze Dielli" tregoi për eventin që solli modelet “retro” se si visheshin në vitet e errëta femrat dhe meshkujt shqiptarë. Eventi u mbajt në Pogradec, ku morën pjesë breza të vjetër e të rinj. "Risollëm për publikun ikonat e atyre viteve si: Marlin Monroe, Rafaela Karanë, Nexhmije Pagarushën, Tina Turner, Aleksandër Gjokën. U ndanë edhe disa çmime, por e rëndësishme është se ne sollëm atmosferën nostalgjike, ku Shqipëria kishte vetëm televizorët bardhezi" - tha Toska. Në studio dy zonjat që mbajnë peshën e të qenit sozi e personaliteteve si Nexhmije Pagarusha apo Sharon Stone, treguan me krenari si i bën të ndihen ky titull. Hatixhe Llushi ish- këngëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, e cila ka kënduar me mjeshtëri këngët e të madhes Nexhmije Pagarusha, u shpreh se me artisten e madhe kishte miqësi dhe ndihet e privilegjuar të këndojë këngët e saj e po ashtu të ketë edhe ngjashmëri fizike. Ndërsa Zhaneta Tola Benga, e çertifikuar në Sanremo si sozia e Sharon Stone tregoi sesi u bë pjesë e çertifikimit dhe kush e spikati për ngjashmërinë me aktoren e madhe të Hollivudit. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania   Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval   Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al   Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom   Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom   #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme

Comments