Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Shije Shtëpie - Tradita korçare petanik me fasule nga Znj. Vjollca - Tv Klan в хорошем качестве

Shije Shtëpie - Tradita korçare petanik me fasule nga Znj. Vjollca - Tv Klan 8 месяцев назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Shije Shtëpie - Tradita korçare petanik me fasule nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 1,5 pako peta të pjekura 500 gr fasule 100 ml vaj gusto 50 gr gjalpë Kripë dhe piper i zi 1-2 vezë (sipas dëshirës) 200 ml qumësht (sipas dëshirës) Fillimisht fasulet i shpërlajmë me ujë te bollshëm dhe i vendosim një natë më parë me ujë të ftohtë ose të paktën 6 orë para gatimit. Më pas përsëri i shpërlajmë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë për të zierë. Fasulja duhet zier normal, jo që të shpërbëhet kokrra. Më pas e largojmë nga zjarri. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe shtojmë tek fasulet dhe 5-6 lugë gjelle vaj, të përzierë me gjalpë. I lëmë fasulet sa të ftohen në temperaturë ambienti. Që petaniku të ketë një formë estetikisht më bukur mund të bëjmë dy peta të freskëta me qëllim që një e vendosim poshtë dhe tjetrën në sipërfaqe. Lyejmë një tepsi me yndyrë e më pas vendosim petën e freskët. E spërkatim me pak vaj dhe mbi të vendosim petën e pjekur, të cilën e spërkatim përsëri me yndyrë. Pasi fasulet të jenë ftohur, mund të shtoni nëse dëshironi pak qumësht dhe dy vezë të përziera. I trazojmë me fasulet dhe fillojmë të njomim petën e pjekur duke shpërndarë dhe pak fasule në të. Vendosim përsëri petën e pjekur dhe vazhdojmë përsëri me të njëjtin veprim. Spërkatim shumë pak me yndyrë e më pas njomim petën me lëng fasule dhe shpërndajmë disa kokrra fasule në të. Kështu vazhdojmë deri në fund ku mbyllja përfundimtare është me petën e njomë. Rregullojmë anët e petanikut, e spërkatim sipërfaqen me lëngun e fasuleve dhe pak yndyrë dhe më pas vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Comments