Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб E braktisi para 40 vitesh, babai përballet live me vajzën: Ku ishe më parë?! в хорошем качестве

E braktisi para 40 vitesh, babai përballet live me vajzën: Ku ishe më parë?! 6 лет назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



E braktisi para 40 vitesh, babai përballet live me vajzën: Ku ishe më parë?!

"Me zemer te hapur' nga Evis Ahmeti ne News24 1 tetor, 2018 Për vite me radhë ai nuk rreshti duke kërkuar për vajzën e saj, e cila erdhi në jetë nga një martesë e dështuar. Historia e Fadil Vrionit, 70-vjeçarit nga Tirana është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. I moshuari tregon në studio se nuk ka hequr dorë prej gati 20 vitesh për të gjetur Ermirën, e cila sipas tij jeton në Itali me familjen e saj dhe sot është 43 vjeçe. “Pasi u ndava me gruan, shkuam në gjykatë. U ndamë për mospërputhje. U ndamë me mirëkuptim, ndersa shkak u bë një debat me babain tim. Ajo ishte shumë e lidhur me nënën dhe babain e saj. Ne nuk flinim as në një dhomë, unë flija në dysheme. Mund të kem fjet me të 4-5 herë. Nuk vuajta nga divorci, me dy seanca u ndamë. Ajo kërkoi që unë mos ta takoja vajzën. E kam takuar për herë të fundit kur ishte 3 vjeçe. Di që Ermira është martuar me një durrsak. Kur pash sot foton e vajzës, ishte si ëndërr. E imagjinoja të vogël, me flokë të gjata. Djali im i madh ka tentuar që të takohet me vajzën, motren e tij. I ka shkuar djali im edhe Viotelës, ish-gruas time, në shtëpi dhe ajo e ka përzënë. Isha i detyruar që të mos ta takoja, që ish-gruaja ime mos të ndahej nga burri. E ëma e Ermirës është në dijeni që unë e kërkoja. Më ka marrë malli edhe për thonjtë e saj, dhe flokët e zinj”, -tha 70-vjeçari, shkruan ‘BalkanWeb’. Kaq mjaftoi që emisioni ‘Me zemër të hapur’ të lidhej me vajzën e Fadilit, e cila u bë pjesë e studios me një lidhje live përmes rrjeteve sociale. Ajo tha se deri në moshën 17-vjeçare kishte qenë në Tiranë dhe se babai i saj mund ta kishte takuar. Ajo tha se për babain e saj nuk kishte ndjenja, pasi nuk e njihte. Pavarësisht këtij qëndrimi, Ermira la një rreze drite në fund të tunelit.

Comments