Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top Channel/ Brenda Xhamisë së Namazgjasë/ Një ditë përpara përurimit, TCH zbulon detaje в хорошем качестве

Top Channel/ Brenda Xhamisë së Namazgjasë/ Një ditë përpara përurimit, TCH zbulon detaje 2 часа назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top Channel/ Brenda Xhamisë së Namazgjasë/ Një ditë përpara përurimit, TCH zbulon detaje

Pritjes gati 10-vjeçare për të parë xhaminë e Namazgjasë i erdhi fundi. Perdet e investimit turk në qendër të Tiranës do të ulen pas jo më shumë se 24 orëve, por detajet i zbulojmë për herë të parë, me një arkitekturë të stilit klasik turk me katër minare, teksa në derën qendrore janë varur flamujt e dy shteteve. Top Channel ka mundur të hyjë ekskluzivisht brenda xhamisë së Namazgjasë, një ditë para ceremonisë inauguruese. Ndërsa gurthemeli i të cilës është hedhur që në vitin 2015, kjo godinë me përmasa gjigande është gati. Ndodhemi në sallën kryesore të faljes së namazit që planifikon të ketë kapacitet për rreth 5 mijë besimtarë. Këtu në pjesën e poshtme të sallës do jetë një hapësirë dedikuar meshkujve, ndërsa kati i dytë i godinës për faljen e grave dhe vajzave. Laurent Luli, nënkryetar KMSH thotë: “Do të plotësojë nevojat për besimtarët e kryeqytetit sepse ka kapacitet të madh. Një xhami që do të jetë multifunksionale sepse veç adhurimeve që do mund të bëhen nga besimtarët do të ketë edhe shërbime, sallë konferencash, bibliotekë…”. Të parët që kanë pasur fatin e përjetimit të faljes në xhaminë e re janë vetë punonjësit, të cilët po merren me përgatitjet e fundit një ditë para inaugurimit, ku natyrshëm detajet po i vëzhgojnë edhe zyrtarët e dy shteteve. Mirëpo çelësin e hapjes së xhamisë së Namazgjasë e kanë presidenti i Turqisë Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që pas një deklarate të përbashkët në drekë, do e nisin ceremoninë çelëse që parashikohet të zgjas një orë, në 4:30 të pasdites. Më herët, pritja e presidentit Erdogan do të bëhet nga presidenti Bajram Begaj, si dhe do të zhvillohet një mbledhje e këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë. “Më shumë është një ceremoni ndërshtetërore sesa ceremoni fetare”, shtoi nënkryetari i KMSH. Në mbikëqyrje të eventit hapës të xhamisë së Namazgjasë është edhe komunitetit mysliman shqiptar që e cilëson këtë hap si plotësim të një ëndrre të hershme. Ndërsa sqaron se kush do të jetë përgjegjës për funksionimin e një ndër xhamive më të mëdha në Ballkan, që ka vendndodhjen pranë kuvendit shqiptar në Tiranë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Xhamia#TopChannelNews

Comments