Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Vertigo, problemet me veshin e brendshem, mjeket: Mos i neglizhoni shenjat paralajmeruese|ABC News в хорошем качестве

Vertigo, problemet me veshin e brendshem, mjeket: Mos i neglizhoni shenjat paralajmeruese|ABC News 3 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Vertigo, problemet me veshin e brendshem, mjeket: Mos i neglizhoni shenjat paralajmeruese|ABC News

Mjekët e spitalit amerikan Mirjan Muçko dhe Arvenol Meta të ftuar tek Abc-ja e Mëngjesit këtë të mërkurë kanë dhënë detaje në lidhje me shqetësimet shëndetësore që shkakto veshi i brendshëm. Mjek i ORL-së Muçko ka theksuar se një nga shenjat dalluese të kësaj patologjie është marramendja, por jo në të gjithë rastet. Gjithashtu ai ka theksuar se pacientët duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj shenjave dalluese dhe të konsultohen me mjekun specialist para se të marrin medikamente në farmaci. “Vertigo është shumë  e shpeshte dhe njerëzit në çdo lloj marramendje thonë se është nga veshi i mesit. Është një patologji që ndeshet shpesh por nuk lidhet me veshin e mesëm, por atë të brendshëm. Në 80 % të rasteve është veshi i brendshëm ai që i shkakton. Shumica e rasteve mund të jenë dhe në gjumë. Marramendja ndahet në objektive dhe subjektive në një moment marramendja është kur ne qëndrojmë në një vend  dhe objektet rrotullohen rreth teje kjo është objektive ndërsa subjektive është kur ty të duket sikur nuk përqendron veten. Në veshin e brendshëm janë tre kanale gjysmë rrethore dhe ndodh që disa grimca ose kristale mund të shkëputen dhe qarkullojnë brenda këtyre kanaleve janë shumë të imta dhe është e vështirë të shikohen dhe në rezonancë dhe lëvizja e tyre shfaq dhe marramendje. Grimcat pozicionohen diku dhe për një moment marramendja largohet këto janë dhe rastet më të shpeshta dhe trajtimi në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për medikamente por mund të stabilizohet me disa veprime. Kur të duket sikur nuk ekulibrohesh dot është e rëndësishme që të konsultohesh me mjekun, pasi kjo është një sinjal për probleme anemie, mund të jetë një problem hipertensioni, ose më e madhja dhe probleme tumorale në momentin që marramendja është e zgjatur në kohë dhe e përsëritur”,  ka thënë ai. Ndërkohë audiologu, Arvenol Meta pranë spitalit Amerikan është shprehur se jo gjithmonë marramendja është një shenjë dalluese e dhimbjes së veshit, pasi mund të ketë dhe shumë patologji të tjera të lidhura me këtë.   “Marramendja nuk është një sëmundje por është një shenjë treguese në lidhje me një patologji tjetër. Duke qenë se është kaq e gjerë është dhe e vështirë për ta diagnostifikuar. E rëndësishme është që të ndahet marramendja e vërtetë nga ajo që nuk është e vërtetë, ndaj është e rëndësishme që pacientët të konsultohen me mjekun specialist”, ka thënë mjeku. /abcnews.al Per informacionet me te fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/ Facebook:   / abcnews.al   Instagram:   / abcnewsal   Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian   #abcnews #abcnewsalbania

Comments