Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Tv Klan - 100 viktima nga bombardimet izraelite në Liban | Lajme News в хорошем качестве

Tv Klan - 100 viktima nga bombardimet izraelite në Liban | Lajme News 4 часа назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Tv Klan - 100 viktima nga bombardimet izraelite në Liban | Lajme News

Bilanc tragjik nga bombardimet izraelite në gjithë Libanin, si hakmarrje ndaj raketave të hedhura të Dielën nga Hezbollahu në veri të Izraelit. 100 persona u vranë dhe 400 të tjerë u plagosën vetëm, këtë të Hënë. Në shënjestër janë objektivat e militantëve pro-iranianë, por sipas autoriteteve libaneze, mes të vrarëve dhe të lënduarve ka edhe shumë civilë. Ushtria izraelite lajmëroi me SMS, mbi 80 mijë libanezë që jetojnë pranë objektivave të largoheshin urgjentisht para nisjes së atyre që po konsiderohen sulme të zgjeruara. Të Dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli e goditi Hezbollahun në një mënyrë të cilën ata nuk e kishin imagjinuar kurrë dhe i paralajmëroi se do të përballen me sulme edhe më të rënda nëse ata nuk e kanë kuptuar mesazhin. Javën e kaluar, pati një valë shpërthimesh në pajisjet elektronike të komunikimit të militantëve të Hezbollahut, në atë që u konsiderua si një sulm i organizuar nga shërbimi sekret izraelit Mosad, ku u vranë 32 militantë të kësaj organizate. Hezbollahu ka paralajmëruar se nuk do të ndalet deri në gjunjëzimin e Izraelit. Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden tha se Uashingtoni po bënte ç’të mundej që kjo luftë të mos përhapej në gjithë Lindjen e Mesme. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments