Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Jonxha mbretëreshë e bimëve foragjere - Si duhet përgatitur Sanazhi в хорошем качестве

Jonxha mbretëreshë e bimëve foragjere - Si duhet përgatitur Sanazhi 5 лет назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Jonxha mbretëreshë e bimëve foragjere - Si duhet përgatitur Sanazhi

Jonxha mbretëreshë e bimëve foragjere Tani jemi në vlugun më të madh të përgaditjes së sanazhit. Këshillohen të gjithë fermerët prodhues të qumështit që gjatë kësaj periudhe të ndjekin afatet kohore dhe të mos humbasin ushqimin shumë të çmuar për kafshët e tyre. Viteve të fundit prodhimi i sanazhit nga jonxha ose bari ka marrë përmasa mjaft inkurajuese. Gjithnjë e më tepër fermeret po paisjen me mekanizim bujqësor adekuat për këtë qëllim, qoft të makinave të përdorura ose edhe te reja, të inportuar nga vende te ndryshme të Europës. Problemet më të medha per terjën e dorës së parë të jonxhës së kositur, barit ose leguminozeve tjera, janë të reshurat e shpeshta të shiut gjatë muajit Maj, si dhe lagështia e madhe e ajrit dhe e tokës. Për këto arsye një numer i madh i fermerëve kanë filluar të bëjnë konzervimin e jonxhes, barit por edhe leguminozeve tjera ne formë të silazhit ose sanazhit. Për përgaditjen e sanazhit janë të mjaftueshme vetëm 2 ditë pa reshje të shiut. Sana e kositur për prodhimin e silazhit duhet të teret deri në një shkallë prej 60 – 65 % të lagështisë. Për prodhimin cilësor të sanazhit, lagështija duhet të jetë më e ulët se 55%, dhe sipas këtyre vetive sanazhi për nga pëmbajtja e lagështisë duhet të jetë në mes sanës dhe silazhit. Masën e gjelbër të jonxhës duhet kositur në fazën e formimit të sythave para lulëzimit, dhe jo me ulët se 6 – 8 cm. Lënda e thatë te jonxha për silazh në momentin e kositjes duhet të jetë 30 - 35%, ndërsa për sanazh në rrotoballa duhet të jetë 40- 45% Rrotoballat duhet të mbështjellen të paktën me 4 shtresa të folisë , e nëse ka mundësi edhe me 6 shtresa. Kontrolloni rrotoballat vazhdimisht në depo nëse janë dëmtuar dhe bëni riparimin e vrimave. Pastroni pjesën rreth vrimës, nëse është lagur bëni fshirjen që të jetë e terur dhe përdorni ngjitës për ta mbyllur vrimën. Nëse vrimat nuk mbyllet atëherë ajo shkakton tharbje dhe mykje të sanazhit në rrotoballa, me c'rast liron gazra të padëshiruara dhe gjatë ushqyerjes mund të shkaktoj probleme të rënda shëndetësore te kafshët.

Comments