У нас вы можете посмотреть бесплатно Kurti: Merkel u interesua për dialogun me Serbinë, Kosova nuk bëhet pjesë e “Open Balkan” или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për mediat pas takimit me Kancelaren Angela Merkel, u shpreh se Kosova nuk mund të kthehet në vitin 2008 kur nuk ishte ende e pavarur. “Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë që mos ketë nevojë për variante të tjera alternative. Unë theksova se nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Për vendit tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshëm që të ketë paqe të qëndrueshme, e stabilitet dhe janë sundimi i ligjit, demokratizimi që mundëson media të lira e të pavarura dhe vepron kundër autokratëve, ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon të jenë të lirë kriminelë të luftës e aq më pak në pushtet dhe e 4 është reciprociteti i të drejtave të pakicave. Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, janë dy shtete që zhvillojë dialog për statusi ne marrëdhënie me njëri tjetrin, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm, e theksova se Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 ku ka shpallur pavarësinë. Katër vitet e para pavarësia jonë nuk ishte e plotë pasi ishte e mbikëqyrje dhe ndërkombëtarët e hoqën që Kosova të ishte e pavarur. Në Kosovë kemi stabilitet institucional. Ne jemi për marrëdhënie të mira Rajonal e fqinjësore, por nuk mund të shpërblejmë me territor. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës, unë jam i gatshëm t’i dëgjoj e t’i përgjigjem, por ankesa të Serbisë për humbjet që ka pësuar si shtet i padrejtë, unë nuk i kompensoj dot”. Më tej Kryeministri i Kosovës ka treguar detaje nga takimi me Merkel duke thënë se kanë biseduar për dialogun që po zhvillohet në Bruksel me Serbinë. “Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për dialogun që zhvillohet në Bruksel. Ka një proces në Bruksel që zhvillohet dhe ka dhe mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovë si qytetar të republikës unë jam i gatshëm që t’i dëgjoj dhe të përgjigjem. Por për humbjet e Serbisë unë nuk mund të përgjigjem”. Kreu i qeverisë kundërshtoi edhe njëherë nismën “Open Balkan”, duke thënë se çdo nismë rajonale të ketë dhe BE-në brenda. “Je jemi për marrëdhënie të mirë bilaterale dhe për marrëdhënie të mira në Ballkan, por iniciativat rajonale nuk mund të bëhen pa BE-në brenda”. Lidhur me marrëdhënien me Ramën, Kurti hezitoi që të fliste për ndasitë por foli për të ardhmen duke premtuar një takim mes dy qeverive. “Ne do të kemi takim mes dy qeverive me qeverinë e Shqipërisë, menjëherë sapo Shqipëria të formojë qeverinë do të takohemi dhe kemi shumë gjëra që na bashkojnë. Natyrisht pyetjet bëhen për një gjë të vetme që na ndan”. I pyetur nëse Kosova do të bëhen pjesë e “Open Balkan”, Kurti u shpreh shkurt me një “Jo”./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/