Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top News - Serbia kusht për largimin e ushtrisë!/ Kosova të largojë policinë nga komunat e Veriut в хорошем качестве

Top News - Serbia kusht për largimin e ushtrisë!/ Kosova të largojë policinë nga komunat e Veriut 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top News - Serbia kusht për largimin e ushtrisë!/ Kosova të largojë policinë nga komunat e Veriut

Serbia nuk do të tërheqë ushtrinë nga kufijtë e Kosovës nëse nuk largohet policët nga Veriu. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Starovic, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me rivlerësimin e situatës së sigurisë nga Serbia. Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, autoritetet në Serbi, më 26 maj, shpallën vendosjen e Ushtrisë së Serbisë në “shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake”, gjatë së cilës ata dislokuan njësi dhe pajisje luftarake në kufirin me Kosovën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kërkoi po ashtu që Qeveria e Kosovës të tërheqë forcat policore nga veriu, ndërsa Qeveria e Serbisë të ulë gatishmërinë luftarake të ushtrisë. Staroviq tha se vendimi për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë është masë parandaluese. Ai vlerësoi se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është ende e tensionuar. “Lëvizja kryesore që do të duhej të ndodhte është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës. Ata nuk e kanë vendin aty. Vetë prania e tyre në veri është një faktor serioz jostabiliteti. Ata duhet të tërhiqen”, tha Staroviq. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 2 qershor, ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në komunat në veri të Kosovës, pjesëmarrjen e serbëve në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pamjet: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Serbia#TopChannel

Comments