У нас вы можете посмотреть бесплатно Historia ime - E martoi te bijen 13 vjece, nena sot eshte penduar! или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori Emisioni “Historia Ime” nga Mirela Milori në Tv Klan ka trejtuar këtë të hënë problemin e Merita Cera, 42-vjeçares nga Bulqiza. Ajo është nënë e 4 fëmijëve, përkatësisht të moshave 27 vjeç, 23, 22 dhe djali i vogël 16 vjeç. Dy fëmijët e mëdhenj janë martuar dhe kanë ndërtuar jetën e tyre, më vete. Djali 16-vjeçar jeton me Meritën dhe bashkëshortin e saj. Ndërsa vajza 22-vjeçare është pikërisht problemi për të cilën Merita ka ardhur në program. Ajo tregon se vajzën e ka martuar me shkuesi kur ka qenë 13 vjeç, pra ende një minorene. Shkak u bë gjendja e keqe ekonomike e familjes së saj. Por pas disa kohësh, vajza e saj iu ankua për probleme tek familja e bashkëshortit. Merita zbuloi një ditë se dhëndri i saj është përdorues i lëndëve narkotike. Dhe problemet më të mëdha i kishte me vjehrrin, i cili i dhunonte vajzën. “Nuk ja fal vetes. Martova një gocë shumë të vogël me shkuesi. Nuk pyeta për familjen e djalit se më ndërhynë ca njerëz, më thanë janë njerëz të mirë. Shkova e pashë shtëpinë, kushtet i kishin shumë të mira, m’u dukën njerëz të mirë, nuk e mendoja që goca ime do arrinte në këtë gjëndje. Erdhën ma kërkuan, ia dhashë për dore gocën. Me besimin e plotë që do ma mbanin atë gocë. Gjithë problemi i gocës time ishte tek vjehrri. Do ndërhynte për çfarëdo lloj gjëje, edhe aty ku s’është për të ndërhyrë vjehrri, do ndërhynte. Martesa e saj kishte probleme, i thoja ti je e vogël, dhëndrin e kisha të ri, i flisja gocës time që ti je gabim, jo që ajo kishte shumë të drejtë. I jepja krah dhëndrit me thënë të drejtën. Kur një ditë u sëmur dhëndri, e pata te shtëpia, mami më dhemb zemra. E çova në spital, erdhën mjekët thanë ky nuk ka pirë alkool, nuk ka dhimbje zemre. Ky, thanë, ka pirë drogë. Ky përdor hashashin, thanë. U trondita, gocës nuk i thashë gjë. Dhëndri nuk punonte, punonte vjehrra, është e mrekullueshme, i ka dhënë krah gocës për çdo gjë. Ama vjehrri edhe dhëndri fare. Goca thoshte që burri rrinte 2-3 netë pa ardhur në shtëpi. I thoja është i ri, do jetë me shokë. Në momentin që goca ngeli shtatzënë, këtë e çova në spital edhe i thirra prindërit e vetë, i thashë problemin. Nëna e vetë tha nuk është e mundur që djali im të pijë. I thashë me anën e doktorit unë e zbulova. Më kërkuan falje, më thanë gocës mos i trego, nuk i tregova. Në momentin që ka lindur goca e madhe, ngrihet vjehrri edhe më ka rraf edhe gocën edhe djalin e vogël. I kishte futur duart në fyt çunit të vogël. Kam shkuar me shenja, kam denoncuar. Aty na erdhi te rajoni i 3. Në momentin që shkuam dje kur ishim në furgon, tha ti s’ke ç’të më bësh në këtë rajon se unë i njoh të gjithë. Ti mund t’i njohësh i thashë, por ligji do veprojë”, thotë Merita në emision. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/