Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео




Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Ditet e fundit te jetes se Enver Hoxhes-Fakte te verteta

12 shkurti 1985 do të ishte dita e fundit në zyrë e Pacientit (kështu e quanim midis nesh gjatë kohës në detyrë pacientin tonë Enver Hoxha). Atë ditë ai doli nga shtëpia si zakonisht rreth orës 8 të mëngjesit dhe mori pjesë në mbledhjen e Byrosë Politike. Pas mbledhjes u kthyem në shtëpi. Makina e tij ndaloi si zakonisht para portës së oborrit. Unë vura re se në kohën kur ai doli nga makina dhe tentoi të ngrihej në këmbë gati u rrëzua, por Behari (Zhurda), truproja e tij, e mbajti. Ai e ndihmoi të hynte në shtëpi, nga ku nuk do të dilte më deri më 6 prill 1985. Ne në mbledhjen e Ekipit, pasi u konsultuam edhe me prof. Bajram Prezën, e lidhëm këtë ndryshim të beftë në gjendjen e tij me përkeqësimin e sindromit parkinsonik. në Tiranë përflitej kudo për sëmundjen e Enver Hoxhës. Fakti që ai vuante nga sëmundja e diabetit dhe ishemitë që e goditën njëra pas tjetrës pëshpëriteshin kudo. Por nga kupola e lartë e partisë mbahej në heshtje gjithçka.

Comments