Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Replikat në Kuvend, Shehaj: Nuk të shkon roli i viktimës. Rama: Shko dhe bëj një skaner в хорошем качестве

Replikat në Kuvend, Shehaj: Nuk të shkon roli i viktimës. Rama: Shko dhe bëj një skaner 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Replikat në Kuvend, Shehaj: Nuk të shkon roli i viktimës. Rama: Shko dhe bëj një skaner

Edi Rama: Zotëri. E kupton se çfarë thua apo jo? Je në konflikt permanent me gjuhën. E kupton çfarë thua? Kompanitë offshore janë bërë për t’u fshehur dhe unë nuk kam nga ta di që je ti atje. D.m.th me këtë i bie që gjithëve këtu t’u thuhet që jeni offshore se nuk ka nga ta di, por meqë janë bërë për t’u fshehur, ju të gjithë jeni të fshehur. Ore je në vete apo jo? Seriozisht i ke këto? Prandaj të them je idiot apo bën vetë se nuk ka mundësi? Tjetra më thua fyerje. Cilat fyerje? Nuk thashë je idiot. Ngrita një pyetje që duhet t’i përgjigjesh. Je idiot apo bën vetë? Mund të bësh vetë. Mbase ke arsye të bësh vetë. Më thua mua kriminel sepse një kryeministër që është i fshehur offshore, është kriminel. Del ai tjetri, avokati i avoketërve që ta bën të bardhën të zezë, të zezën të bardhë sipas kërkesës që vjen nga elektrokardiograma që thotë a nuk ke prova ti, çfarë je ti gjyqtar? Kemi ardhur në një civilizim barbar që unë mund t’i them avokatit atje ti je një kokërr sekseri që shkëmben para në të zezë dhe kur ai të thotë si e bën këtë, çfarë t’i them je gjykatës? Ti je avokat. Jeni në vete ju? Ju keni ik fare? Doni të përmbysni edhe normat më elementare të komunikimit të njeriut me njeriun. Kupton apo jo? E kupton çfarë flisni ju. Ti më thua mua u kape me falsifikim në Delaware. Je në vete ti? Je i vetëdijshëm çfarë flet? Prandaj them unë. Je idiot apo bën vetë? Si u kapa unë në Delaware? Ku? Cila qeveri? Kompania jo vetëm që nuk ka marrë asnjë lek se edhe gënjen jo vetëm nuk ka marrë asnjë kokërr leku, por kompania i ka lënë të tëra paratë që vuri garanci se ia mori buxheti i shtetit. Humbi dhe gjyqin. Këto janë ca çudira. Je në vete apo jo? E kupton se kështu e ke në mendje ti. Prandaj të thashë, mund të kesh eksperiencë me kërkime ndërkombëtare familjare ose farefisnore, ose shoqërore, ose i ke nga Balli Kombëtar, nuk e di, kërkimet kombëtare, por flet gjëra që mua nuk do më shkonin kurrë në mend sinqerisht. Nuk do më shkonte në mend që edhe kundërshtarit më të madh t’i thosha që t’i je i fshehur offshore meqë offshoret janë të fshehta, je dhe ti i fshehur. Nuk kam prova dhe e di se ti je i fshehur se je burrë i poshtër. Ore je në vete apo jo? Ku jemi këtu se u bë për të thirrur urgjencën. E kam seriozisht. Shko dhe bëj një skaner, bëj ndonjë gjë. Nuk ka mundësi. Kjo është çmenduri. Se s’ka mundësi. Ose pastaj bën vetë. Në qoftë se bën vetë ke arsyet e tua se pse bën vetë. Unë viktimën? Nuk bëj viktimën fare, as nuk e kam bërë kurrë viktimën. S’jam viktimë e absolutisht asgjëje, por ti nuk më tregon dot mua as se ku shkollohen fëmijët e mi. As se ku është dhe çfarë bën familja ime. Nuk ma tregon dot. S’ma tregon dot fare ti, hiç, askush. Jeni bërë fare. Nuk keni fare as frena. Nuk e di si ia bëni natën. Flisni përçart. Po ta përsëris për gjërat për të cilat fole fatmirësisht ka një provë shumë të madhe që ka një sistem drejtësie i cili në këtë rast po bën punën e vet detaj për detaj, për detaj. Ti flet për ministrin. Ministri. Unë jam kryeministri dhe ajo strukturë atje ka të gjitha arsyet, të gjitha faktet, të gjithë kohën e nevojshëm, të bëjë hetimet. Ti kush je që vjen këtu dhe thua je fshehur offshore? Ti çfarë je? Je idiot apo bën vetë? Kjo është një dilemë e madhe që duhet ta zgjidhësh. Duhet të na e zgjidhësh sepse realisht nuk di çfarë të them. Mos flisni më për fyerje, këto nuk janë fyerje. Këto janë dilema të mëdha ndërkohë që fyerje është t’i thuash tjetrit të gjitha ato që thua ti. Kështu do vini ju në pushtet? Cilin pushtet do vini ju? Do mbeteni si vulë pa letër të gjithë, të gjithë bashkë./tvklan.al SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Comments