У нас вы можете посмотреть бесплатно Felaj e quajti 'palaço', Bardhi nuk e kursen: Mbylle gojën moj hajdute, gjobaxhie biznesesh!! или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
Seanca plenare e kësaj të Enjteje ka nisur me debate mes opozitës e mazhorancës sa i takon dorëheqjes së Rrahman Rrajës dhe çështjes së Arben Ahmetajt. Gazment Bardhi ka riktheksuar se opozita nuk heq dorë nga kërkesa për një seancë urgjente me Kryeministrin të pranishëm. Ai hodhi akuza për korrupsion për disa socialistë e mes tyre përmendi Ermonela Felajn. Kjo e fundit e quajti nga vendi “palaço”. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi nuk e kurseu replikën. “Hajdute, gjobaxhie që ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës”, iu drejtua ai Felajt. Pjesë nga debati në Kuvend: Gazment Bardhi: Ju nuk merrni as guximin ta pyesni kryeministrin, a vjen apo nuk vjen në seancë. Ne nuk heqim dorë nga kërkesa, nuk është përgjegjësi e Rrahman Rrajës, pa mbështetjen e Ramës Arben Ahmetaj, Damina Gjinkunir dhe çdo ministër nuk miraton dot 17 vendime brenda ditës, po e keni lexuar dosjen e ardhur nga SPAKU ju, ku ka procedurë aty? Arben Ahmetaj nëse do të mbrohet, të mos arratiset, të tregojë bashkëpunëtorët në aferën e tij dhe të mos shëtisë nga njëri aeroport në tjetrin. Ke marrë një raport zonjë, keni fut jashtë procedure ligjin për kanabisin, nuk është fare në kaledar, ça procedure na tregoni ne?! E keni miratuar në çdo komision! Ku vini këtu ju e bëni teatër, secili prej jush e ka lexuar dosjen, a nuk ju vjen turp?! Në komision hetimor u dolët garant atyre mafiozëve të inceneratorëve e që sot po përballen me drejtësinë. Nga Damian Gjiknuri te Ermonela Felaj i nxorrët të gjithë pa përgjegjësi, por ja që paska përgjegjësi! Vetëm në Inceneratorin e Tiranës, e keni lexuar dosjen, paradite pa dale procedura Klodian Zoto e çon 220 mln euro. Ermonela Felaj: Palaço, palaço!! Gazment Bardhi: Shiko, palaço mua më kan thëmnë kryemafiozi jot dhe kur vjen nga një hajdute si ti, nga një gjobaxhie që ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit. Yt shoq vetëm në çështjen e rimbursimit të TVSH-së ka marëë rryshfet 15 mln euro nga 4 biznese. Je një hajdute, një gjobaxhie, ti je pjesë e dosjes, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’u vënë gjoba bizneseve. Ti dhe një pjesë prej tyre!! Flisni ju për procedura, mbylle moj gojën! Mbylle moj hajdute gojën! SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan