Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top News/ Shtatë palë zgjedhje në katër vjet / Bullgaria voton sërish, asnjë parti pranë shumicës в хорошем качестве

Top News/ Shtatë palë zgjedhje në katër vjet / Bullgaria voton sërish, asnjë parti pranë shumicës 2 дня назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top News/ Shtatë palë zgjedhje në katër vjet / Bullgaria voton sërish, asnjë parti pranë shumicës

Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlamentare në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje. Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni. Sipas sondazhit të Gallupit, partia reformiste “Ne vazhdojmë ndryshimin” do të fitojë 16.2 për qind të votave, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë dhe pro Kremlinit, Rilindja, pritet të fitojë 14.9 për qind të votave. Në këto zgjedhje garojnë 22 parti dhe nëntë koalicione. Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabile që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020. Që atëherë, gjashtë palë zgjedhjeve kanë dështuar që ta nxjerrin vendin nga ngërçi politik. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në qershor, ishin të paqarta dhe politikanët dështuan tri herë që të formonin një koalicion qeverisës. Po ashtu, në zgjedhjet e qershorit, pjesëmarrja në zgjedhjeve ishte vetëm 34 për qind – dalja më e ulët në Bullgarinë postkomuniste. Sondazhi i Gallupit parasheh që kësaj radhe dalja të jetë vetëm 31 për qind. Në gusht, presidenti bullgar, Rumen Radev, pranoi propozimin për formimin e ekzekutivit nga kryeministri në detyrë, Dimitar Glavchev, duke mundësuar që vendi të kishte një ekzekutiv të përkohshëm. Glavchev u emërua kryeministër në detyrë pasi Qeveria u rrëzua në mars. Pasi votoi, Glavchev tha se po votonte për një “Bullgari evropiane e stabile, me një Qeveri stabile që respekton Kushtetutën dhe vendin dhe ndjek interesat e popullit”. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Votimi#Bullgari

Comments