Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja i televizionit - Vizion Plus в хорошем качестве

Breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja i televizionit - Vizion Plus 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja i televizionit - Vizion Plus

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook:   / vizionplustv   Twitter:   / vizionplustv   Instagram:   / vizionplustv   TikTok:   / vizionplustv   Roja e sigurisë së Top Channel, Pal Kola, ka gjetur vdekjen në krye të detyrës, pasi 3 persona kanë qëlluar drejt ndërtesës së Top Channel. 60-vjeçari humbi jetën gjatë transportit për në Spitalin e Traumës, pas mesnate. Në vendngjarje janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi, të cilat kanë depërtuar nga kangjellat që rrethojnë televizionin, duke prekur edhe fasadën e objektin. Burimet bëjnë të ditur se kanë qenë 3 persona, të cilët kanë hapur zjarr me dy kallashnikovë drejt kabinës së rojës. Më pas janë larguar me shpejtësi me një mjet luksoz tip ‘Range Rover’. Pak pas ngjarjes, policia ka gjetur një automjet të shkrumbuar në Golem të Kavajës dhe brenda ndodheshin dy armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur pikërisht nga autorët. Automjeti dyshohet se është vjedhur në qytetin e Shkodrës. Për ngjarjen kanë reaguar kreu i shtetit, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, të cilët kanë dënuar sulmin dhe i kanë bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen. Njoftimi i policisë:Tiranë/Informacion paraprak Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve). Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Comments