Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Stop - 13 Shtator 2024 (Emisioni i plotë) в хорошем качестве

Stop - 13 Shtator 2024 (Emisioni i plotë) 2 недели назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Stop - 13 Shtator 2024 (Emisioni i plotë)

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. "Video, cadrat e ndihmave italiane per termetin, ne llixhat e Ujit te Ftohte" Një qytetar ka sjellë në “Stop” disa video, që tregojnë, se ku kanë përfunduar cadrat, që solli Italia pas tërmetit të vitit 2019.Ato i janë dhënë privatit dhe tani shërbejnë për ata, që shkojnë në llixha për probleme reumatizmale në Zonën e Ujit të Ftohtë. Bëhet fjalë për 50 cadra të shtrira në dy fusha të ndryshme. Në cadra ende mund të lexosh mbishkrimin “protezione civile”. ”Sill lekët, merr makinat”, i mbajnë peng makineritë për borxhin e motrës Jemi në Elbasan për denoncimin e qytetarit Fatjon Tahiri, i cili përfundoi në burg në vitin 2021, pasi refuzoi t’i jepte mallin, që kishte qepur në fasonerinë e tij ndaj dy shtetaseve. Këto të fundit nuk e likujduan, po e denoncuan e për pasojë, Fatjoni bëri 13 muaj burg. Kur doli nga qelia, u përball me Eda Turkun, e cila bashkë me pronarin e ndërtesës Elton Dushku, i mbajnë makinat qepëse, që ishin të Fatjonit, me pretendimin, se motra e tij i kishte marr borxh 5000 euro Eda Turkut. Fatjon Tahiri i denoncoi në prokurori të dy këta shtetas, por prokurori vendosi mosfillimin e procedimit penal.Në deklaratat, që ka dhënë në prokurori, pronari i ndërtesës ka thënë, se 11 makinat qepëse janë të Fatjonit.Ndërkohë Eda Turku ka deklaruar, se makinat qepëse janë të pronarit të ndërtesës. Nga ana tjetër ajo i kërkon mbrapsht paratë, që i ka dhënë të motrës, në mënyrë që të marrë makinat qepëse.Eksperti i cështjeve noteriale Fatmir Laçej, shjegon, sesi kërkohet borxhi dhe përfshirja e personave të tjerë, sipas tij, përbën vepër penale, pasi është vetëgjyqësi. "Video, me punë në Itali, por në Shqipëri marrin pagesë kempi" Denoncimi i rradhës në redaksinë tonë ka bëjë me bashkëshortët Isa dhe Shpresa Lleshi nga fshati Lleshan i Gramshit. Ata trajtohen me kemp në Shqipëri, por jetojnë dhe punojnë në Itali.Punonjësit e postës së Gramshit e pohojnë këtë dhe thotë, se cifti i bashkëshortëve kanë disa muaj pa tërhequr kempin.Për të provuar, se cifti Lleshi jeton e punon në Itali, sjellim një video.I vetmi, që nuk ka dijeni për këtë, është administratori shoqëror, i cili duhet të kontrollonte, nëse Isai dhe Shpresa janë rezidentë në fshatin Lleshan, që të merrte masa për ndërprerjen e kempit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments