Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Seanca nis me debate| PD kërkon dorëheqjen e Spiropalit, Balla: Mendova se mbaroi mosbindja... в хорошем качестве

Seanca nis me debate| PD kërkon dorëheqjen e Spiropalit, Balla: Mendova se mbaroi mosbindja... 3 часа назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Seanca nis me debate| PD kërkon dorëheqjen e Spiropalit, Balla: Mendova se mbaroi mosbindja...

Seancë plenare sot në Kuvend, ku pritet të diskutohet mbi buxhetin faktik të vitit 2023. Megjithatë në nisje të seancës, pati debate mes eksponentëve të opozitës me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Madje deputeti Dashnor Sula i veshur me një bluzë ku shkruante “Stop dënimit politik”, tundte një palë pranga në sallën e Kuvendit. Më tej, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi iu drejtua Spiropalit e Klotilda Bushkës duke thënë se duhet të japin dorëheqjen. Nisur nga vendimi i Gjykatës Administrative lidhur me përjashtimin e deputetëve nga seancat,  Bardhi tha se është shkelur në mënyrë flagrante Kushtetuta. Gazment Bardhi: E para njëherë ti, Klotilda Bushka, ai që s’ja mbaj mend emrin dhe ai që keni në burg, do duhet të dorëhiqeni sepse për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligje e rregullore me urdhër të krimit të organizuar, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, u keni vënë deputetëve kangjella, forca sigurie e madje për turpin tuaj, keni futur forcat speciale të Policisë në Kuvend. Ti zonjë që je ulur atje në majë, që je përfaqësuese e krimit të organizuar, për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e  tyre. Nxirr gardën jashtë njëherë se s’ka punë me letrat e deputetëve, të ndjeni turp e vetëm turp! E si shenjë përgjegjësie për atë që keni bërë, do duhet të jepni dorëheqjen. Për opozitën ti nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige. Ti e para dhe kjo e vezëve e dyta, për atë që në kundërshtim me Kushtetutën keni bërë në këto 30 ditë. T’u heqësh mandatin për 30 ditë është kriminale, si ai që të ka vënë ty në karrigen me rrota që tundesh herë pas here. Lidhur me këto akuza, ka pasur një përgjigje nga ana e ministrit Taulant Balla. Ky i fundit i kërkoi opozitës të lejojnë zhvillimin normal të Parlamentit. Taulant Balla: Ndajmë qëndrime të kundërta dhe kjo është arsyeja pse ka shumicë e pakicë. E dëgjova me kujdes zotin Bardhi, që iu referua një vendimi të Gjykatës Administrative. Që të jemi korrektë me publikun, kemi përpara një vendim të gjykatës me ekzekutim të përkohshëm, ky vendim nuk ka rrëzuar thelbin. Ka ulur masën, përjashtimi qëndron. Ju keni të drejtën tuaj të vazhdoni të ndiqni çështjen, tani pyetja është a do hyjmë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit? Ne nuk diskutojmë kurrë vendime gjykate, edhe pse për rastin në fjalë kam komentet e mia. Gjykata Kushtetuese ka thënë që vendimet Kuvendit nuk mund të ankimohen në gjykatë Administrative. Le ta bëjmë këtë diskutim në Këshillin e Legjislacionit, shkoni aty se keni disa vendime të GJK. Miqësisht e them, një prej detyrave imediate të Kuvendit edhe në një aspekt të rrugës europiane të Shqipërisë është transpozimi i vendimeve të GJK. Unë mendova se kishte përfunduar ajo çështja e mosbindjes! SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Comments