У нас вы можете посмотреть бесплатно Dekorata nga Trump, Meta e Veliaj, këngëtarja Nexhmije Pagarusha për Report TV: S’e prisja или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
“Këto momente janë që njeriu nuk mundet me i tregue, vetëm shpirti e din se çka kam përjetuar unë këto ditë”... Është kjo ndjesia që mbretëresha e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha tregon në një prononcim ekskluziv për Report Tv. Në 85 vjetorin e lindjes, Nexhmije Pagarushe ka marrë vemendjen e merituar, si nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj duke e suprizuar kështu këngëtaren. Tash kthimin.. jam shumë e lumtur. Nuk e kam paramenduar se do ndodhnin gjithë ky respekt, gjithë këto shpërblime, kurrë se kam menduar. Kurrë nuk është vonë për të mira. Edhe e falenderoj e kryetarin e bashkisë që më dha Çelësin. Tash kush do me ardh në Tiranë, unë e jap Çelësin edhe vjen, bashkë vijmë edhe kënaqemi. Jam shumë e lumtur në këtë pritje, në këtë dashuri që keni ndaj meje, këtë respekt. Sa ju e keni, aq edhe unë ju dua shumë. Edhe gjithmonë ju kam dashur, edhe kur s’jemi parë. Nexhmije Pagarusha tregon për Report Tv Ikona e muzikës shqiptare rrëfen gjithashtu takimin e fundit me kolegen e saj Vaçe Zelën. Vaçe Zelën e kam takuar herën e fundit në Zvicër, kur ka qenë e sëmurë ku nuk ka mund me ecë. Edhe shumë bukur m’u ka dukur. Edhe i kam thënë ‘Nuk je e sëmurë, se shumë bukur po dukesh’. Me të vërtet ashtu dukej. Edhe ka kërkuar me ardh nga Kosova kufoma me ardh në Shqipëri. Nexhmije Pagarusha për Report Tv Ditën e djeshme, Nexhmije Pagarusha u dekorua me medaljen e “Mirënjohjes” nga President i ShBA-së Donald Trump në ambjentet e Akademisë së Arteve me praninë e artistëve e bashkëpunëtorëve të shumtë të këngëtares si dhe personalitete nga të gjitha fusha.