Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Zv/ministri i Drejtësisë Përparim Sanxhaku jep dorëheqjen - (11 Shtator 2003) в хорошем качестве

Zv/ministri i Drejtësisë Përparim Sanxhaku jep dorëheqjen - (11 Shtator 2003) 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Zv/ministri i Drejtësisë Përparim Sanxhaku jep dorëheqjen - (11 Shtator 2003)

Lajme Arkiva - TV Klan 2003 Zv/ministri i Drejtësisë Përparim Sanxhaku ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Disa ditë më parë, i pyetur nga TV Klan, lidhur me paralajmërimin e Presidentit të Republikës Alfred Moisiu, se do të jepte dorëheqjen në rast se partitë politike nuk binin dakord për anëtarin e ri të KQZ, Dëshira Subashi, të votuar nga KLD, numri 2 i Ministrisë së Drejtësisë Përparim Sanxhaku edhe në cilësinë e ish-anëtarit të KLD, dha këtë opinion. Përparim Sanxhaku:- “Midis këtyre dyjave do të thosha që më në normale është që Presidenti i Republikës, të japë dorëheqjen, në qoftë se e çmon se nuk mund të vazhdojë të punojë në rastin konkret me situatën që u krijua, sesa të ndërhyet dhe të diktohet mbi një organ të depolitizuar siç është KLD”. Një ditë më vonë Presidenti i Republikës reagoi me anë të një njoftimi ku ndër të tjera thuhej, se ai ishte në pritje të qëndrimit që do të mbante kryeministri Fatos Nano, ndaj mandatit politik dhe deklaratës së zotit Sanxhaku. Përgjigjja zyrtare nga kryeministria qe, se deklarata e këtij zyrtari nuk përbënte qëndrimin e qeverisë, por ishte personale. Katër ditë pas këtyre reagimeve zv/ministri i Drejtësisë Përparim Sanxhaku dhe dorëheqjen. Ai ka bërë këtë sqarim për publikun. Deklarata e Sanxhakut:- “Në profesionin tim si jurist gjithnjë kam folur hapur për shqetësimet ligjore dhe politike që ka kaluar dhe vazhdon të përballet vendi ynë. Shkrimet, analizat dhe qëndrimet e mija mund t’i gjeni në shtypin shqiptar gjatë këtyre 13 viteve të lirisë, kur ehe drejtësia shqiptare po konsolidon pavarësinë e saj, sipas rregullave të një shoqërie demokratike. Ky aktivitet ka pasur si qëllim vetëm të ndihmojë institucionet të gjejnë pozicionin e vetë kushtetues dhe ligjor, në shtetin e së drejtës. Në këtë kuadër ka qenë edhe deklarimi im në lidhje me debatin e fundit përsa i përket votimit të zonjës Subashi, si anëtare e KQZ. Qëndrimi im ka qenë profesioni dhe asnjëherë nuk kam pasur intensionin për të kërkuar sikundër abuzohet, dorëheqjen e cilitdo. Përmendja e termave president apo KLD ka pasur të bëjë me kategori institucionale dhe aspak me persona të përveçëm. Për këtë konfodim që ka ndodhur dhe për të sqaruar pozicionin tim, i kam vënë në dispozicion dorëheqjen tim kryeministrit të Shqipërisë”, përfundon deklarata e zotit Përparim Sanxhaku./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments