У нас вы можете посмотреть бесплатно Dritëhije-2008, Burgu i Spaçi rreth e rreth mbushur me varre..?! или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968-n. Ndërtimin e tij ministria e Punëve të Brendshme e bëri me të burgosur ordinerë, ku u rrethua një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh dhe u hapën galeritë e bakrit dhe piritit. Me përfundimin e burgut, 600 të burgosur politikë i shpërngulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit për në Spaç. Kampi përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjeologjike në 1956-n, (dëshmojnë të burgosurit politikë), ndërsa qielli në Spac ishte një rreth i vogël, ku dielli ishte me kursim dhe zgjaste disa orë në ditë. Burgut mizor të Spaçit i vinte në ndihmë edhe natyra e vrazhdët, e egër, e ftohtë në ekstrem në dimër dhe e rrethuar nga male, ishte si një zgjedhje e bërë nga dialli për të lënduar, vrangur dhe marrë jetë njerëzish të konsideruar kundërshtarë të regjimit komunist. Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë për dy të burgosur e ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive dhe e torturonin deri në skajin e jetës. Revolta e Spaçit: Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 , të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. Të burgosurit pas rebelimit ngritën në kamp flamurin e kuq me shqiponjë, por pa yll, që u përgatit nga piktori Mersin Vlashi (ish- i burgosuri politik që bëri 32 vite burg dhe nuk jeton më) si dhe hodhën parulla kundër diktaturës. Qeveria e diktaturës ishte e alarmuar dhe si pasojë ata urdhëruan korpusin e Burrelit për rrethimin e kampit të Spaçit me forca të shumta e tanke, tregojnë të burgosurit që kanë qenë pjesë e revoltës. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu. Pas tri ditësh revolta u mposht mes përdorimit të shufrave të hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndërsa 100 prej tyre u dënuan me 1700 vjet burg. Ngjarja: Plot 72 orë zgjati pandërprerje revolta e Spaçit. Përballja energjike e të burgosurve politikë të burgut-kamp në 21-23 maj të vitit 1973 me forcat e policisë, tronditi nga themelet regjimin e Tiranës. Lajmi i pazakontë i përkiste kampit më të egër, ku ishte izoluar pjesa më e madhe e kundërshtarëve të rrezikshëm të regjimit diktatorial. Rebelimi i tyre kishte qenë i papritur. Po kështu, të burgosurit thërrsnin : “Poshtë komunizmi, rroftë Europa” “Duam liri” “Jo diktaturë si të Stalinit” etj. Shpagimi do të vinte i pamëshirshëm. Me tërë arsenalin luftarak të gardianëve dhe policisë sekrete. Përleshja nisi e përgjakshme dhe u mbyll me gjak. Pasojat: Pati të vrarë e të lënduar. Me dhjetra u gjymtuan. Organizatorët u izoluan forcërisht dhe u ridënuan rreptë. Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Pal Zefi u pushkatuan me vendim të rrufeshëm. Plot 15 të tjerë, Kostandin Papaj, Sali Çuni, Shefqet Gjana, Hulusi Pashollari, Fatmir Llagami, Nuri Stepa,Bashkim Fishta, Agron Xhelili, Njazi Bylykbashi,Sherif Allamani, Mirash Gjoka, Refik Beqo, Gëzim Çela, Rexhep Lazri e Bebi Konomi, u ridënuan me masa ekstreme. Në historinë e regjimit të Enver Hoxhës revolta e Spaçit, u konsideruar si protesta e parë, kur u ngrit flamuri kombëtar pa yllin, simbol të komunizmit. Zhdukja e eshtrave Nga viti 1968 deri në 1990 në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta, por numri nuk dihet ekzaktësisht. Të burgosurit u varrosën në anën veriore të burgut të Spaçit, por ka dhe një varrezë tjetër matane përroit në anën perendimore, që u zbulua nga familjarët pas rënies së diktaturës, madje varret gjenden edhe sot atje, por nuk dihen se të kujt janë. Burgu-minierë u mbyll më 1990-n, ndërsa të burgosurit u shpërngulën në burgun e Përparimit, që ndodhet në katundin e Shën Vasit në Sarandë. Aktualisht kampi i Spaçit është shkatërruar krejtësisht dhe kanë mbetur shumë pak gjëra për të treguar krimet çnjerëzore dhe vuajtjet e të burgosurve politikë në këtë burg famëkeq, por ai e ruan si dëshmi një krim monstruoz të diktaturës.