Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Uniko - Çfare ndodhi ne fshat 1 jave para se te zbulohej kufoma e gjymtuar в хорошем качестве

Uniko - Çfare ndodhi ne fshat 1 jave para se te zbulohej kufoma e gjymtuar 4 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Uniko - Çfare ndodhi ne fshat 1 jave para se te zbulohej kufoma e gjymtuar

Pesë vite më parë, konkretisht më 25 Prill 2015, në fshatin Babje të Librazhdit u gjet një kufomë e dekompozuar në masën 90%. Nga informacionet paraprake, në atë kohë u raportua që kufoma i përket një gruaje, por më pas ky variant u hodh poshtë. Edhe pas kaq vitesh, trupi i pajetë ende nuk është identifikuar. Emisioni “Uniko” në Klan Plus e disponon këtë dosje hetimore. Stafi i emisionit u rikthye në vendngjarje në fshatin Babje, që ndodhet 74 kilometra larg kryeqytetit. Ne shkuam aty për të mësuar më shumë se si u zbulua kufoma dhe çfarë detajesh të pathëna ka nga ajo ngjarje, që na i kanë rrëfyer banorët e fshatit të cilët ishin të parët që njoftuan policinë se një kufomë e dekompozuar ishte gjetur në lagjen e epërme të fshatit. “Një ditë banorët e fshatit kishin lëshuar bagëtitë. Disa qen të personave që kishin bagëtitë, kanë nxjerrë këmbën e viktimës që ishte kompozuar. Më pas bariu i fshatit ka lajmëruar policinë. Policia ka ardhur, ka ardhur ekspertiza. Në fshatin Babje nuk kemi asnjë person të humbur. Kjo viktimë nuk është nga qyteti i Librazhdit, nuk ka asnjë person të humbur”, na rrëfeu njëri prej banorëve. Sipas tij, kufoma që u gjet në fshatin e tyre ishte sjellë aty nga një vend tjetër. “Nga të gjitha mendimet që janë marrë është që kjo kufomë është e sjellë. Mund të kishte një javë që ishte futur në këtë përrua”. Por çfarë kishte ndodhur një javë përpara se banorët e fshatit Babje të zbulonin kufomën e gjetur? “Një mesnatë këtu ka ndodhur një bllokim rruge. Rreth 1 javë më përpara ishte bllokuar me disa gurë nga persona që mund të kenë prurë viktimën. Është bllokuar në disa vende në pjesën e poshtme sepse kjo rruga këtu lidh Spatharin, Dardhën dhe del deri në Hotolisht. Personat, për t’u larguar, kanë bllokuar rrugën dhe kanë ikur për në Dardhë. Ne na bëri shumë përshtypje. Gurët që kanë qenë në rrugë kanë qenë shumë të mëdhenj”. #Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments