Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Sekreti i Sofrës Kolonjare! в хорошем качестве

Sekreti i Sofrës Kolonjare! 3 месяца назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Sekreti i Sofrës Kolonjare!

Mes Helmesit dhe Mollasit është një vend që ndalojnë të gjithë. Për gjithçka çfarë ka ai vend i bekuar. Mbi të gjitha për Sofrën Kolonjare. Dy dekada më parë, ndërsa kalonte rrugës Pëllumbi e dinte që ajo tokë ishte e artë. Ndaj e bleu dhe bashkë me djemtë Edlirin dhe Xhenin, ndërtuan këtë oaz kulinarie. Sekreti i Sofrës Kolonjare! Në kuzhinë nuk ka shef, në restorant nuk ka të parë e as të dytë. Ka vetëm njerëz që punojnë prej mëngjesit e deri në mbrëmje vonë. Luljeta, duararta kolonjare, e ka përçuar traditën jo vetëm te bashkëshortet e djemve të saj, por edhe te nuset e tjera të zonës që ndihmojnë në kuzhinë. E bashkë kanë bërë një familje të madhe, që presin e përcjellin me qindra njerëz. Kuzhina qëndron përballë sa futesh në restorant, e është e hapur për këdo që do të shkojë e shikojë ç’po gatuhet. Kulaçi, copraniku, mishi i qengjit apo lakrori bëhen në çast nga duart e arta të zonjave që janë fjalë pak, e punë shumë. E domosdo, me aq shumë klientë. Nuk i kanë punët e ndara në kuzhinë, të gjithë dinë t’i bëjnë të gjitha. Sekreti i Sofrës Kolonjare! Sepse nëna Luljeta, e ka ndarë gjithë çfarë di me të gjitha, siç edhe asaj ia ka mësuar nëna e gjyshja. Shijen e mirë të gjithë çfarë mban Sofra Kolonjare, ua lënë produkteve bio. Nga qumështi, gjalpi, mishi, vezët, djathi e dhjetëra produkte të tjera. Ama, dashuria me të cilat ato gatuajnë, e bën të ëmbël edhe gatimin më të kripur të sofrës. Sekreti i Sofrës Kolonjare! Pëllumbi, tregon se sa herë kalonte te ajo rrugë në drejtim të Korçës mbante kokën në mënjanë. Ishte djerrë e pa jetë, por më e bukura ndër ato anë. E bleu për djemtë, me paratë e mbledhura të punës ndër vite si marangoz. Ai është ideatori, inxhinieri, arkitekti, investitori, zemra e Sofrës Kolonare. Duart e tij i kanë dhënë jetë kësaj bujtine, që nga hyrja ku të pret mulliri me mirëseardhjen e shkruar mbi dru, e deri te sofra buzë lumit. Pëllumbi, sot 70 vjeç, prej të cilave 50 i ka në punë, thotë se fatin e tij e vendosën 15 ditë ne emigrim në Greqi. Por jo vetëm fatin e tij, por edhe të djemve, nipërve e mbesave. Sekreti i Sofrës Kolonjare! Edliri i cili krenohet me punën e të atit, thotë se ajo që e bën të veçantë këtë bujtinë buzë rruge, është ndjesia si në shtëpi. Po do edhe mund të japësh një dorë e të marrësh pjatat nga kuzhina për në sofër, se aq sa shërbehen janë shumë për t’i përballuar dy duar. E në të kundërt mos u anko se t’u vonua pak shërbimi. Sekreti i Sofrës Kolonjare! Një ditë në Sofrën Kolonjare, nuk është e zakontë. Nuk do ta krahasosh me asnjë tjetër. Të shijosh gatimet në sofër buzë lumit, me freskinë që të bën të harrosh se je në pikun e verës, nuk ka të blerë. E nuk ka të ngjashme. Ndaj merr rrugën e provoje. Pastaj do kuptosh që po të shkelësh një herë, do të ketë dhjetëra herë të tjera, enkas për të shijuar gatimet kolonjare. Se për to vijnë anë e anë botës, e jo më anë e anë Shqipërisë. Sofra Kolonjare, po të pret! Subscribe "Dritare TV": https://www.youtube.com/c/DritareTV?s... Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU: https://www.dritare.net​ Like faqen Dritare.net në Facebook:   / portali.dritare​   Follow Dritare TV në Instagram:​   / dritare_tv   Follow Rudina Xhunga në instagram:   / rudinaxhunga   Follow Rudina Xhunga në Twitter:   / rudinaxhunga​   DritareTv, është një web televizion, i dritare.net. Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme. Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.

Comments