Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Ministri Blendi Gonxhja raporton në komisione për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore в хорошем качестве

Ministri Blendi Gonxhja raporton në komisione për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Трансляция закончилась 1 день назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Ministri Blendi Gonxhja raporton në komisione për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

#oranews #lajme #lajmeshqip #lajmedite Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në një seancë dëgjimore mbi situatën e siteve të trashëgimisë Kulturore në vend. Në këtë seancë dëgjimore, fillimisht ministri Gonxhja iu përgjigj deputetit të opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe vërejtjeve të tij lidhur me homazhet ndaj shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare. Gonxhja tha se, gjithçka sa i përket ceremonisë mortore, u koordinua me familjen, në masën dhe diskrecionin e miratuar nga familja e tij. “Protokolli i shtetit ka marrë përsipër praktikën që zhvillohet në këto raste dhe se të vetmit që do mund të kritikonin duhet të ishin familjarët”, tha Gonxhja. Me tutje ministri u shpreh se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Sipas tij, “për periudhën janar-gusht 2024, sitet kulturore kanë mikpritur 875 315 vizitorë, mbi 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”. Ministri Gonxhja tha se kemi të bëjmë jo vetëm me shtimin e turistëve në vend por edhe me një punë të mirë të administrimit të këtyre siteve. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/politike/gonxh... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranewstv   Twitter   / oranewsrtv  

Comments