Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Xhafaj flet për Babalen: Albert Veliu shkoi te Salianji, sajuan përgjimin dhe ia dhanë gazetarit в хорошем качестве

Xhafaj flet për Babalen: Albert Veliu shkoi te Salianji, sajuan përgjimin dhe ia dhanë gazetarit 1 час назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Xhafaj flet për Babalen: Albert Veliu shkoi te Salianji, sajuan përgjimin dhe ia dhanë gazetarit

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë publikisht pas 6 vitesh në një emision televiziv për dosjen “Babalja”, ku ka qenë i përfolur vëllai i tij dhe çështje për të cilën u dënua me 1 vit burg deputeti i PD Ervin Salianji. Në një intervistë ekskluzive për emisionin Opinion në Tv Klan, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se Albert Veliu, i njohur ndryshe si personazhi “Babale”, është afruar në Partinë Demokratike nga palë të treta dhe me të u takua Ervin Salianji në Tetor të vitit 2017. Sipas Xhafajt, përgjimi i supozuar është një trillim i stisur nga Babalja dhe Salianji, që më pas këtë ia dhanë gazetarit Olldashi. “Babalja sipas këtyre është vetëofruar. Sipas meje është ofruar nga të tretë të PD. Është takuar për herë të parë, i është besuar kjo gjë Ervin Salianjit. Në Tetor 2017, Salianji i ka kërkuar gazetarit Olldashi, nuk është gazetari Olldashi që ia ka dhënë Ervin Salianjit. Gazetari Olldashi që në atë kohë punonte në një emision investigativ, ka marrë mjetin dhe ka shkuar në Vlorë dhe rrugës në makinë ka bërë intervistë me Babalen. Ka pretenduar sikur ai i ka dhënë atij një stilolaps, ka hyrë 5 minuta në lokalin ku ishte vëllain im dhe ka dalë dhe ka thënë bëra përgjimin. Ka me qindra orë përgjime të bëra nga prokuroria, ka autorizuar përgjime prokuroria, kanë qenë në përgjim të gjithë këta pasi ka shpërthyer kjo gjë. Janë pyetur këta njerëz, kanë deklaruar në Prokurori. Jam 100% i sigurt për atë që them. Është kthyer në Tiranë, ka shkuar te Ylli Rakipi dhe Ylli Rakipi i ka thënë që nuk e konsideron sepse ky nuk ka fakte, nuk ka prova. Këtë gjë që nuk e pranonte Ylli Rakipi e pranonte SHQUP-i sepse e bëri emision. Ishte e gjitha një gjë fiktive, e gjitha një trillim. Ai ka shkuar te Salianji, te PD dhe te Lulzim Basha. Dhe këta e çuan te Olldashi, jo ai ka ardhur me përgjim në dorë”, u shpreh Fatmir Xhafaj. Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments