Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Ka nje mesazh per ty - Blerina “i ngrin gjakun” burrit italian! (10 Janar 2021) в хорошем качестве

Ka nje mesazh per ty - Blerina “i ngrin gjakun” burrit italian! (10 Janar 2021) 3 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Ka nje mesazh per ty - Blerina “i ngrin gjakun” burrit italian! (10 Janar 2021)

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar një grua e quajtur Blerina e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj. Që në moshë 13 vjeçe asaj i janë ndarë prindërit dhe në gjyq ajo ka zgjedhur të jetonte me babain e saj sepse ishe shumë e lidhur me të. Sipas Blerinës, vendimi që mori në gjyq nuk u pranua lehtë nga nëna e saj e cila nuk ia ka falur kurrë faktin që vendosi të jetojë më të atin. Blerina: Unë jam vajzë Durrësi, lindur dhe rritur në Durrës, që e vogël mu ndanë prindërit në moshën 13-vjeçare dhe për këtë arsye ne kemi jetuar me babin. Mami filloi divorcin dhe ne akoma e nuk e dimë arsyen sepse kemi qenë të vegjël. Problemi është se mami nuk ma ka falur kurrë faktin që thashë në gjyq se do shkoj me babin. Ardit Gjebrea: Po pse the në gjyq që do shkosh me babin? Blerina: Si më e përkëdhelur nga babi, ti e di që gocat çmenden pas babait, edhe vajza ime e vogël çmendet pas të atit. Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ishit ju atëherë? Blerina: Unë kam një vëlla më të vogël që e dua shumë, ai është jeta ime. Ardit Gjebrea: Gjatë gjithë kësaj kohe ju jetuat me babin? Blerina: Me babin, xhaxhain dhe gjyshen. Ardit Gjebrea: Deri në çfarë moshe? Blerina: Deri në moshën 26 vjeç. Ardit Gjebrea: Për cilin motiv vendose që t’i bashkoheshe mamit? Blerina: Në 2010 që u hapën vizat unë shkova tek mami. Kur i vdiq burri mamit… Ardit Gjebrea: Pse mami u martua prapë? Blerina: Mami u martua prapë pas 5 vitesh që na priti neve, ne nuk shkuam dhe shoqja e saj e martoi me një italian. Ardit Gjebrea: Dhe është akoma me atë? Blerina: Jo ka vdekur në 2010. Ka vdekur në momentin që u hapën vizat dhe unë që mos ta lija mamin vetëm, kam qenë e para që kam hipur në traget. Aty mami kishte një komshie përballë dhe burri i saj që është babai i Antonios, punonte në një firmë me burrin e mamit tim Luigjin. Ardit Gjebrea: Pra Antonio është bashkëshorti yt? Blerina: Po Antonio është bashkëshorti im. Ardit Gjebrea: Ti u njohe me Antonion. Blerina: U njoha me Antonion një ditë kur e shika pushim tek restoranti që punoja në Itali sepse sa shkova fillova të punoj në restorant. Antonio parkonte gjithmonë makinën poshtë ballkonit të mamit. E pashë alamet djali, për ta pirë në kupë. I thashë hajde brenda pimë kafen dhe bisedojmë dhe gjëra të tilla. Ai ngeli sepse është shumë i turpshëm si tip dhe është tip i mbyllur. Më tha në rregull, erdhi brenda, pimë kafen, dolëm në darkë në një koncert që u bë aty afër po atë ditë që u njohëm. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments