Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Shije Shtëpie - Byrek me qepë të njoma, erëza dhe vezë të ziera nga Znj.Vjollca - Tv Klan в хорошем качестве

Shije Shtëpie - Byrek me qepë të njoma, erëza dhe vezë të ziera nga Znj.Vjollca - Tv Klan 2 месяца назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Shije Shtëpie - Byrek me qepë të njoma, erëza dhe vezë të ziera nga Znj.Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Brumi: 500 gr miell 270 ml ujë 1 lç kripë 1 lgj vaj ulliri Niseshte për hapjen e petave Mbushja 800 gr qepë të njoma 4 lgj vaj ulliri Majdanoz Kopër Nenexhik 150 gr djathë të bardhë 4 vezë të ziera Në një tas vendosim miellin, bëjmë një gropëz në mes ku shtojmë ujë, kripë, vaj dhe fillojmë të shtojmë pak nga pak miell nga anët dhe fillojmë të punojmë brumin e byrekut për rreth 5-10 minuta deri sa të na formohet një brumë jo i fortë. Vendosim brumin në një tas dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Ndërkohë vendosim vezët të ziejnë për 10 minuta. Gjithashtu në një tigan me vaj ulliri shtojmë qepët e pastruara dhe të prera në unaza me gjatësi 0,5 cm. Kaurdisim qepën deri sa në tigan të mos ketë më lagështirë. Shtojmë erëzat e grira dhe më pas i transferojmë në një tas ku do të shtojmë vezët e grira në rende si dhe djathin e grirë në rende. I përziejmë së bashku. Brumin e ndajmë në 13-14 kuleçë të vegjël dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Më pas hapim kuleçët në petë të vogla me diametër 20-25 minuta. Bashkojmë petët e vogla 4 e nga 4 duke i lyer midis tyre me vaj. Në fund mund të teprojë 1 ose 2 petë me të cilat do të mbulojmë në fund byrekun. Lyejmë tepsinë me vaj dhe pasi kemi hapur 4-shen e parë të petëve në një të vetme, e vendosim atë në tepsi dhe e spërkatim me vaj. Mbi të vendosim 4-shen e dytë mbi të cilën do të shtrojmë gjysmën e mbushjes. E nivelojmë mirë në tepsi. Mbi mbushje shtojmë 4-shen e fundit të petëve. E spërkatim lehtë me vaj dhe nivelojmë mbi të mbushjen e mbetur. Hapim 1 ose 2 petët e fundit (të bashkuara me vaj nëse janë 2). Mbulojmë byrekun, mbledhim anët dhe e presim në racione. Më pas e pjekim në temperarurë 200 gradë për 30-35 minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Comments