Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Me Bizantë te zu inati, / Një Perandori,Vetëtim shpata në duar, / Petro Zhulati, в хорошем качестве

Me Bizantë te zu inati, / Një Perandori,Vetëtim shpata në duar, / Petro Zhulati, 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Me Bizantë te zu inati, / Një Perandori,Vetëtim shpata në duar, / Petro Zhulati,

Ç'është ai që shkon kaluar /Nëpër labëri Kal i kuq sa gjysëm shpati / kali i tij si i harbuar /Ikën si veri.... Me Bizantë te zu inati, / Një Perandori, Vetëtim shpata në duar, / Petro Zhulati, Lum o bir Petro Zhulati /S'tu trëmb ai sy. Ardhja e normanëve në Shqipëri, në vitin 1081, ka lidhje edhe me Zhulatin. Gojëdhëna e popullit në katundin e Zhulatit na thotë: Se në kohën e sundimit bizantin rronte në Labëri një prijës i shquar, që quhej Papa Zhuli, i cili ishteudhëheqësi, ati dhe sunduesi i vendit të vet. Në kohën e tij erdhi nga "deti" një ushtri e madhe, anijet zbarkuan në Vlorë dhe Sarandë, njerëz të çuditshëm, me lesh në kokë si "bisht kali", i udhëhiqte një vigan veshur me hekura... Ushtarët e tij erdhën deri në FushëBardhë, që shtrihet nën Zhulatin. I dërguan Papa Zhulit lajmëtarë se nuk kanë ardhur për të pushtuar vendin. Kanë ardhur të kërkojnë rrugë kalimi për të... Gojëdhëna vazhdon se Papa Zhuli, u kërkoi normanëve tri ditë afat të kalojnë pa e prekur njëri-tjetrin. Ai mblodhi Kuvendin e Maleve e "derë më derë" kërkoi nga një burrë të urtë, për t'i shoqëruar në Durrës, ku ishte kampi i Robert Guiskardit. Shkrimtarë të asaj periudhe (Ana Komnena, Lupos Protopatharius, Pjetër Dhjakono e të tjerë) thonë që Beomondi ( djali i Robert Guiskardit) pas thyerjes në Butrint nga trupat e perandorit Aleks Komneni në vitin 1084, mundi të kalojë nëpër malet e Shqipërisë, duke kërkuar besën dhe duke bërë marrëveshje miqësore me popullatat luftëtare të atyre viseve, sepse rruga nëpër luginën e Drinopolit ishte e zënë nga trupat bizantine. Variante të tjera të këngës: ’ Lum, o bir, Petro Zhulati Kal i kuq sa gjysëm shpati Me Bizant të zu inati Ç’i bëre gjithë ata trima Me kuaj si vetëtima Jataganët vringëllima? ose një tjetër strofe që bën një variant të këngës kënduar në breza. Labëria ka zene vajnë/ se vranë Petro Zhulanë Dizet trima sec e qajnë / E qajnë e bejnë gjëmë se ish burrë per kuvendë Subscribe. ARTISTI ËSHTË ZËRI I NJË KOMBI. AI MERITON RESPEKT!. Videoklipe profesionale me regji dhe skenar. Cilesi maksimale Full HD, 4K. Promovim i artisteve, reklamimi i krijimeve ne media, webe. Shpejtesi dhe cilesi. Lum o bir, Petro Zhulati (Papa Zhuli)

Comments