Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Emigranti që ka sjellë një copëz Siçilie në Libofshë të Fierit в хорошем качестве

Emigranti që ka sjellë një copëz Siçilie në Libofshë të Fierit 2 месяца назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Emigranti që ka sjellë një copëz Siçilie në Libofshë të Fierit

*Emigranti që ka sjellë një copëz Siçilie në Libofshë të Fierit* Prej 25 vitesh, Dritan Meço, 53 vjeç nga Libofsha e Fierit, jeton së bashku me familjen e tij në Itali. Katër vite më parë, ai vendosi të kultivonte një sipërfaqe prej 3 dynymësh në vendlindjen e tij me fidanë rrushi të sjellë nga Sicilia. Falë përvojës së fituar në Itali dhe kushteve atmosferike të favorshme për rritjen e fidaneve, sot Dritani është një nga fermerët më të suksesshëm në zonën e Libofshës. Ai arrin të prodhojë mbi 160 kuintalë rrush të cilësisë së parë dhe ka një treg të sigurt me çmim të kënaqshëm. "Të gjitha shërbimet në vresht i kryej vetë," tregon fermeri. "Më shumë më intereson cilësia e prodhimit sesa sasia. Kam arritur të marr një bistak rrushi që peshon mbi 5 kg. Jam duke eksperimentuar edhe me fidanë të varieteteve që këtu janë shumë të rrallë dhe kam arritur të marr prodhim të mbarë." Fermerë të shumtë në Libofshë i janë kthyer tashmë vreshtarisë, duke e transformuar këtë zonë që dikur ishte hambar i Myzeqesë për drithëra, në një fshat ku kultivohet kryesisht rrushi. Me një sipërfaqe prej 48.5 hektarësh me vreshta, nga të cilat 20 hektarë janë të mbuluara me sera, dhe me një rritje prej 5 hektarësh për këtë vit, fermerët në Libofshë kërkojnë mbështetje nga qeveria në formën e subvencioneve për të shtuar më tej sipërfaqet me sera dhe vreshta. Klima në këtë zonë favorizon kultivimin e rrushit, duke e bërë këtë sektor shumë premtues për ta.

Comments