Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб " Nën hijen e ditës pa hije " - Sabaudin Jashari в хорошем качестве

" Nën hijen e ditës pa hije " - Sabaudin Jashari 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



" Nën hijen e ditës pa hije " - Sabaudin Jashari

Transmetohet prej Ebu Hurejres Allahu qoftë i kënaqur prej tij se Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij ka thënë: “7 persona (palë njerëzish) do të jenë nën Hijen e Allahut, ditën që nuk ka hije veç Hijes së Tij: 1- Prijësi i drejtë. 2- I riu që rritet me adhurimin e Allahut. 3- Personi që zemrën e tij e ka të lidhur me xhamitë. 4- Dy persona që u deshën për Hirë të Allahut, i bashkoi dhe i ndau dashuria për Hirë të Tij. 5- Një person të cilin e fton (për të bërë zina, imoralitet) një grua me pozitë dhe e bukur, e ky i thotë: “Unë i frikësohem Allahut!”. 6- Një person që jep Sadaka (lëmoshë) dhe e fsheh atë derisa dora e tij e majtë nuk e di se çfarë dha dora e djathtë. 7- Një person që përkujton Allahun kur është vetëm dhe sytë i lotojnë”. Në vazhdim le t’i meditojmë veprat e këtyre njerëzve të cilat në vështrim të parë nuk duken si vepra të mëdha, mirëpo janë shkak i këtij shpërblimi të madh prej anës së Allahut, Udhëheqësi i drejtë. Udhëheqës i drejtë është ai që gjykon mes njerëzve me drejtësi dhe nuk e pason epshin e tij siç thotë edhe Allahu,: “O Davud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë”. Sad 26. Këtu nuk bën pjesë vetëm se imami apo udhëheqësi i shtetit, por të gjithë ata që e kanë marrë si përgjegjësi të gjykojnë mes njerëzve dhe t’i udhëheqin ata, si gjykatësi, kryetari, imami, etj. Marrja e përgjegjësisë nuk është e lehtë, ajo është amanet që duhet të përcillet deri në vendin e saj të duhur. Allahu, , thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët”. Nisa 58. Ky është shpërblimi i atij që është i drejtë në gjykim dhe ia jep të drejtat parisë së tij, ndërsa shiko se si është shpërblimi i atij që nuk është i drejtë në gjykim dhe nuk ia jep të drejtat parisë së tij. Allahu, , thotë: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin)“. Ibrahim 42. Nëse i sheh padrejtësitë e udhëheqësve, partive, kryetarëve, mos dysho në atë se atyre a do t’ju vjen dënimi apo jo, për shkak se Allahu me të vërtet sheh dhe është i njoftuar për çdo gjë dhe secilit do t’i vjen dënimi apo shpërblimi sipas asaj çka ka vepruar. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kujt i ka dhënë Allahu përgjegjësi ndërsa ai nuk është i sinqertë në përgjegjësin që ka, vdes duke qenë mashtrues për përgjegjësin që ka, vetëm se ia ka bërë Allahu haram xhenetin”. Poashtu, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Njerëzit të cilët do të dënohen më së shumti në ditën e kiametit janë udhëheqësit e padrejtë”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka bërë dua duke thënë : “O Allah kush merr ndonjë përgjegjësi në çështjen e umetit tim dhe tregohet i mëshirshëm me ta, mëshiroje atë, dhe kush merr ndonjë përgjegjësi në çështjen e umetit tim dhe tregohet i vrazhdë ndaj tyre, edhe Ti tregohu i vrazhdë ndaj tij”. I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm. Ky është një djalosh i cili e do Allahun, e adhuron Atë, i mbështetet vetëm se Atij, vepron vepra të mira dhe i donë ato, largohet prej të shëmtuarës dhe e urren atë. Kur shokët e tij e kalojnë kohën në dëfrim dhe lojë ai i drejtohet xhamisë dhe faljes së namazit. Kur ata shkojnë pas epsheve dhe pasioneve, ky djalosh edhe pse në këtë moshë epshet e tij janë të forta, i lufton ato dhe i nënshtrohet urdhrave të Allahut. Për këtë e meritoi që të jetë prej shtatë grupeve të shpëtuara. Ky djalosh si shëmbëlltyrë i merr djelmoshat e shpellës për të cilët Allahu thotë: “Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë”. Kehf 13. E di se është përgjegjës për rininë e tij dhe se për të do të jep llogari Ditën e Kiametit dhe nuk e harron porosinë e të Dërguarit të Allahut,alejhi salatu ue selam, i cili na porositi dhe tha: “Shfrytëzoni pesë gjëra para pesë të tjerave: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të jesh i zënë dhe jetën para vdekjes”. ......... E lus Allahun me emrat e Tij të bukura dhe cilësitë e Tij të larta të na bën neve, fëmijët e tanë dhe familjet e tona prej një prej këtyre grupeve të shpëtuara dhe të na fut nën hijen e Arshit të Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç se hijes së Arshit të Allahut. Amin #ligjeratë #mesazhe #aktualitet

Comments