Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top News/ Protesta pa fjalë, por me zjarr e opozitës. Molotov drejt Kryeministrisë dhe selisë së PS в хорошем качестве

Top News/ Protesta pa fjalë, por me zjarr e opozitës. Molotov drejt Kryeministrisë dhe selisë së PS 3 часа назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top News/ Protesta pa fjalë, por me zjarr e opozitës. Molotov drejt Kryeministrisë dhe selisë së PS

Protesta pa fjalime e opozitës, ashtu siç ishte paralajmëruar u shoqërua me incidente, fatmirësisht pa dëme madhore në njerëz. Mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dhe një pjesë e tyre në sheshin Nënë Tereza. Këtu u regjistrua edhe incidenti i parë; djegia e një gome para godinës së Presidencës. Protestuesit e mbledhur në selinë e PD i bashkëdrejtuan drejt Kryeministrisë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Rreth orës 18:30 minuta, pjesa më e madhe e protestuesve mbërritën para Kryeministrisë. Pak pas tyre edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit bëri në këmbë rrugëtimin nga selia e partisë në drejtim të Kryeministrisë. Rrugës komentoi edhe pritshmëritë e protestës. Qetësia pa fjalime para Kryeministrisë zgjati pak. Grupe mbështetësish të opozitës, të maskuar hodhën në drejtim të Kryeministrisë dhe forcave të policisë bomba Molotov dhe fishekzjarre. Nga mjetet piroteknike mori flakë edhe një prej pemëve në krah të godinës. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses neutralizoi flakët. Më pas, protestuesit iu drejtuan selisë së Partisë Socialiste. Edhe këtu u hodhën bomba Molotov, që dogjën banderolën gjigante në hyrje të saj. Marshimi vijoi më pas mes kaosit drejt Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. Edhe këtu nuk mungoi as molotovi nga protestuesit, por as gazi lotsjellës dhe sprajiantitubim nga ana e policisë së shtetit. Përplasja para Bashkisë zgjati pak dhe të orientuar mes kaosit nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, protestuesit iu drejtuan Kuvendit. Më të paktë në numër, përleshjet zgjatën pak, ndërsa grupe të rinjsh, me gjasë minorenë shkatërruan tabela, stacione autobusësh dhe kioska. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Molotov#PS

Comments