Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Supe me Qiqra, e shendetshme dhe me shume vlera ushqyese в хорошем качестве

Supe me Qiqra, e shendetshme dhe me shume vlera ushqyese 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Supe me Qiqra, e shendetshme dhe me shume vlera ushqyese

Nje super supe, super e shendetshme, me plot vlera ushqyese. Nese deshironi te lexoni diqka rreth Qiqrave, shtype linkun poshte.   / 139261194308544   Perberesit: 300 gr Qiqra Nje presh-vetem pjesa e bardhe nga presha 2 thelbinje hudher 2 luge supe vaj ulliri 1 luge supe miell 2 gjethe dafine 1 luge caji rigon Krip dhe piper te zi sipas deshires 2 gota leng pule (opcionale) ose zevedso me uje Lengu i nje limoni Nje grusht majdanoz Ne nje ene te thelle, vendosi Qiqrat dhe mbushe enen me uje te ftohte, 3-4 cm siper Qiqrave. Leri Qiqrat te qendrojn ne uje se paku 18 ore. Sa me gjate qe Qiqrat qendojn ne uje, me shpejt zihen. Te nesermen, kur do filloni me supen, zbraze ujin ku Qiqrat ka qendruar dhe pastroj me uje te pastert mire. Tashme ato jan fryer dhe zbutur pak. Vendosi Qiqrat ne nje tenxhere te thelle, dhe mbushe tenxheren me uje, 3-4 cm siper Qiqrave. Fillo dhe ziej Qiqrat ne temperatur te larte, deri sa uji te vloje, pastaj zbtite temperaturen ne te mesme dhe ziej, diku rreth nje ore, ose deri sa Qiqrat te zbuten. Her pas here, me nje luge mblidhe shkumen qe ngritet ne siperfaqe. Pasi qe Qiqrat jan zier, kulloje ujin dhe Qiqrat me nje kullojse, por ujin qe kemi zier Qiqrat, lere me nje ane, sepse do ta perdorim ne supe. Nga tufa e Qiqrave qe jan tash ne kullojse, merr per afersisht nje gote e gjysme Qiqra, dhe leri anash, do ti perdorim ashtu si jan pa i bluar ne supe. Fillo dhe prej preshen, gjysme preshe, pra vetem pjesen e siperme, te bardhen e preshes. Pastro preshen mire ne uje dhe preje ne kube ose rrathe, si te deshironi ashtu keshtu do ta bluajm ne supe. Mere nje tenxhere te thelle, hidhi 2 luge vaj ulliri, shto preshen ne tenxhere, dhe kaurdise ne temperatur jo shume te lart, vetem deri sa te zbutet presha. Prej hudhren ne copeza, shtoje edhe hudhren. Shtoje nje luge Miell, dhe perziej. Shtoje Lengun qe kemi kursyer, pra at ujin qe kemi zier Qiqrat. Shtoje edhe Qiqrat qe kan mbetur ne site. Shtoje rigon Shtoje gjethe Dafine Shtoje krip dhe piper te zi sipas shijes tuaj Nese keni 300- 400 ml leng pule shtoja, nese e deshironi Vegetar, zevendso me 2 gota uje. Zije supen ne temperatur te mesme, edhe 20 minuta. Pasi qe kemi zier 20 minuta, largoj gjethet e dafines nga supa. Bluaje supen me bluarse ose ne procesor. Shto nje gote e gjysme Qiqra ne supe, ato qe kemi kursyer. Ne video nuk shihet kur i kam shtuar Qiqrat,kam haruar ta ndezi kameren😢 Shtrylle lengun e nje Limoni, dhe shtoje ne supe. Prej nje grusht Majdanoz, dhe shtoje ne supe. Lere supen te ziej ne temperatur te ulet edhe 5 minuta. Sherbeje dhe dekoro sipas deshires. Ju befte mire Me Rrespekt nga Kuzhina Bekes😊

Comments