Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Probleme me adoleshentet? Kuptoni cfare ndodh me trurin e tyre dhe cfare eshte "krasitja" в хорошем качестве

Probleme me adoleshentet? Kuptoni cfare ndodh me trurin e tyre dhe cfare eshte "krasitja" 3 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Probleme me adoleshentet? Kuptoni cfare ndodh me trurin e tyre dhe cfare eshte "krasitja"

Profesori i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale Fadil Çitaku në një lidhje me “Skype”, foli në “ABC-ja e mëngjesit” për neuroshekencën rreth zhvillimit të trurit tek adoleshentët. Ai theksoi se në këtë fushë populli shqiptar duhet të investojë tek inteligjenca emocionale që tek lindja e fëmijës. “Isha një nga të parët në Europë që ndoqa këtë fushë. Rreziku më i madh që i kanoset qenies njerëzore vjen nga lidershipi jokompetent dhe problemi është se nuk i kemi mësuar farë se çfarë janë kompetencat e lidershipit”, u shpreh ai. Gjatë bisedës në studio më gazetarin Enkel Demi, Çitaku tha se ka pasur mungesë të theksuar të informacionit për zhvillimin e trurit dhe se mosha e adoleshencës ka jashtëzakonisht ndryshime. “Ne deri më tani nuk kemi ditur mjaftueshëm për zhvillimin e trurit. Fëmija është shumë kurioz, por mosha e adoleshencës ka ndryshime jashtëzakonisht të mëdha. Por në momentin që fillon dhe bëhet identiteti i njeriut bëhen edhe disa krasitje, pra deri në moshën 20-vjeçare fëmija ka krijuar identitet dhe interesohet vetëm në disa drejtime. Pra fëmija kërkon ta integrojë trurin vetëm në preferencat që ka që jo domosdoshmërish përshtaten me sistemin shkollor”, sqaroi ai. Ndërsa u shpreh se gjatë periudhës së zhvillimeve që ndodhin në trurin e adoleshentëve, ai theksoi se duhet të tregohet shumë durim dhe duhet pasur kujdes në mënyrën se si i drejtojmë pyetjet. Më tej ai theksoi se nuk është investuar në rritjen e inteligjencës emocionale, duke shtuar se është anashkaluar pjesa dërrmuese e fiziologjisë së trurit. Një tjetër element i rëndësishëm që duhet pranuar tek adoleshentët, për Çitakun është diversiteti sepse sipas tij prindërit nuk mund të bëjnë krahasime dhe të presin që fëmijët të bëhen njësoj si prindërit. “Mes adoleshentëve ka edhe ndasi. Por duhet t’i trajtojmë njësoj, prindërit duhet të kuptojë diversitetin, mësuesit po ashtu. Duhet të kuptojmë se çdonjëri prej tyre është i veçantë dhe duhet trajtuar sikur janë. Pra diversitei biologjik duhet kuptuar në kohë, dhe nuk mund të presim që fëmijën të bëhen njësoj si ne prindërit. Dhe nuk mund të nisemi nga eksperiencat tona. Unë për shembull kam lindur në Drenicë, fëmijët e mi në Zvicër dhe nuk mund ta bëj një krahasim të tillë. Problemi më i madh qëndron tek fakti se ne nuk e njohim trurin fare”, tha ai. Sa i përket sjelljes “rebele” të adoleshentëve, ai më tej tha se prindërit duhet të mësojnë të thonë jo aty ku duhet të thonë jo, të mos bien pre e nënshtrimeve. “Problemi është se ne nuk i kemi mësuar se si të kontrollojnë emocionet, apo se çfarë janë emocionet. Po ashtu ka edhe një pjekuri biologjike. Sa më shpejt të fillojmë t’i mësojmë fëmijët rreth emocioneve, aq më lehtë do të mund t’i menaxhojnë”, tha ai./abcnews.al/ 'ABC E MENGJESIT' është emisioni që shoqëron fillimin e ditës suaj që prej qershorit të 2020. Ky emision transmetohet drejtpërdrejt nga e hëna në të premte, nga ora 07.00 – 11.00. 'Abc e mëngjesit' vjen në ekranin tuaj nën drejtimin gazetarit të njohur Enkel Demi dhe moderatorëve Sibora Bitri e Alban Musa. Aktualiteti i ditës, intervista, debate, lajmet më të fundit, shtypi i ditës, histori personale, reportazhe, informacione të dobishme, receta gatimi dhe shumë argëtim vijnë cdo ditë, nga e hëna në të premte, në “Abc e mëngjesit”, në rreth 240 minuta transmetim të drejtpërdrejt çdo ditë. Për informacionet më të fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/ Facebook:   / abcnews.al   Instagram:   / abcnewsal   Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian   #abcnews#abcnewsalbania#abcemengjesit

Comments