Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Matteo Messina Denaro, sekret-ruajtësi i fundit i mafias – Cartel Top News в хорошем качестве

Matteo Messina Denaro, sekret-ruajtësi i fundit i mafias – Cartel Top News 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Matteo Messina Denaro, sekret-ruajtësi i fundit i mafias – Cartel Top News

Më 15 janar 1993, u kap në palermo Toto Riina. Ekzaktësisht 30 vite më vonë, u arrestua në të njëjtin qytet, Matteo Mesina Denaro, në moshën 60 vjecare, një nga të shumëkërkuarit më të rrezikshëm në botë... I quajtur edhe ‘U Siccu’-i dobëti, apo Diaboliku, Messina Denaro e nisi ngjitjen e shkallëve të krimit në 1989-ën kur edhe u denoncua për lidhje me mafian dhe pjesmarrje në luftën mes klaneve Accardo dhe Ingoglia di Partanna. Vetëm 20 vjec, ai u bë nxënësi i Toto Riinës. Por nuk erdhi nga jashtë mafies...babai, ‘don Ciccio’, në fakt, ishte shefi i mafias Trapaneze. Ai e transformoi Cosa Nostran duke e shkëputur nga tradita e luftës për ta katapultuar në botën e sipërmarrjeve... Për 30 vite Matteo Messina Denaro mundi ti shpëtonte autoriteteve. Ai kishte zgjedhur rrugën e ‘komunikimeve thelbësore’: letra të shkurtra e pa të dhëna kompromentuese. “Mos shkruani kurrë emrin e të kërkuarit të cilit i drejtoheni”, këshillonte ai njerëzit e besuar, “Mos flisni në makinë sepse mund të ketë përgjues, diskutoni gjithnjë në ambjente të hapura dhe larg nga telefonat. Hiqni madje edhe orët e dorës”. Ai ishte në kërkim që nga vera e vitit 1993, kur në një letër të shkruar për të fejuarën e atëhershme, Anxhelën, pas masakrave të mafias në Romë, Milano dhe Firence, kishte nisur jetën e tij në arrati...”Do të dëgjosh të flitet për mua”, i shkruante ai duke i lënë të kuptohej se ishte në dijeni se nga momenti në moment emri i tij do të lidhej me akte të përgjakshme...-“do të më përshkruajnë si një diall, por janë të gjitha gënjeshtra”. I shumëkërkuari i Cosa Nostras ishte bërë i padukshëm menjëherë pas arrestimit të Toto Riinës. E ndërsa policia shkencore përpiqej të rifreskonte fotot e tij, duke e plakur pak nga viti në vit, imazhi rinor i bosit dhe perandoria e tij miliarda dollarëshe, cmontohej dhe sekuestrohej pjesë pjesë... E kështu, u shkëput zinxhiri i tij i mbrojtjes dhe financimit. Kështu u shemb miti i një padrinoje që gëzonte një pushtet të pafund, por që jetonte si një fantazmë, edhe pse kjo nuk e pengoi të bëhej baba, dy herë madje. Ai, kishte një vajzë për të cilën dihej gjithcka; emri, nëna, zgjedhjet që e bënë të ndante jetën e saj nga hija e rëndë e një babai që ndoshta nuk e ka parë kurrë. Ajo e kishte kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën në shtëpinë e gjyshes, më pas me të ëmën kishte ndryshuar banesë; nuk është e lehtë në fakt të bashkëjetosh me stresin e kontrolleve dhe ndërhyrjeve të panumërta nga policia. Për fëmijën tjetër ndërkohë dihet pak. Quhet Franbcesko, si patriarku i vjetër i familjes dhe ka lindur mes 2004-ës dhe 2005-ës në provincën e Trapanit, mes Kastelvetranos dhe Partannas, ku Matteo Messina Denaro ndërtoi fuqinë e tij ekonomike dhe kriminale. I kujdesshëm në cdo detaj, gjatë gjithë kohës së arratisë, dhe i mbrojtur nga një rrjet bashkëpunëtorësh, një nga bosët më të kërkuar në botë kishte lënë për veten vetëm imazhin e një playboy-i të hijshëm, me syze dielli Ray Ban, këmishë me dizenjo dhe elegant. E pas këtij imazhi tashmë të cngjyrosur gjallonin një pafundësi legjendash; që nga thyerës i madh i zemrave femërore, me koleksion Porsche-ësh dhe Roleksash floriri, e deri tek maniak i lojërave elektronike dhe lexues i revistave komike. Mbi të gjitha ishte një revistë e tillë që i pëlqente: Diabolik, nga e cila ka marrë hua edhe nofkën, bashkë me atë që i kanë vendosur besnikët: ‘U siccu’ (thatuq) Edhe në nofka, Matteo Messina denaro, personalizonte fytyrën e dyfishtë të një shefi të aftë të bashkonte dimensionin tradicional dhe familjar të Mafias me versionin e saj më modern. Padrinoja i Kastelvetranos, është luhatur gjithnjë mes egtërsisë kriminale dhe pragmatizmit politik. Për këtë shkak është konsideruar edhe trashëgimtyar i Bernardo Provenzanos, por mbi të gjitha i të atit, Don Cicos, bos i nomenklaturës tradicionale që vdiq si i shumëkërkuar në 1998-ën. Kur patriarku i vjetër po vdiste, i riu Matteo nuk kishte lënë asnjë gjurmë prej të paktën pesë vitesh, madje edhe para se të përfshihej në hetimet për masakrat e atyre viteve. Pamje: AFP "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt." Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës. Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite. Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës. Cartel Çdo të dielë Ora 21:00 Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Cartel #TopChannel #TopNews

Comments