Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб QEVERIA TALLET ME PENSIONISTËT в хорошем качестве

QEVERIA TALLET ME PENSIONISTËT 6 часов назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



QEVERIA TALLET ME PENSIONISTËT

Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË iu bashkuan përfaqësuesve të pensionistëve dhe minatorëve për të denoncuar talljen qeveritare me indeksimin e fundit të pensioneve. Përpara Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pensionistët dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË shprehën indinjatën e tyre dhe vendosën në dyert e saj qindarkat me të cilat po i nëpërkëmb qeveria. 11 deri në 23 lekë në ditë është rritja për shumicën dërrmuese të pensionistëve, të cilët ende sot marrin pensione shumë më të ulëta se minimumi jetik, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e fundit në Evropë për nivelin e pensioneve. Qeveria e Edi Ramës nuk mund t'i rrisë dot pensionet. Nuk mundet edhe të vjedhësh popullin, edhe të rritësh pensionet. Nuk mundet edhe të mbushësh çdo vit llogaritë bankare të oligarkëve me qindra miliona dollarë, edhe të rritësh pensionet. Nuk mundet edhe të kesh ortakë evazorët e mëdhenj fiskalë, edhe të rritësh pensionet. Nuk mundet edhe të krenohesh me mungesën e sindikatave dhe punën në të zezë, edhe të rritësh pensionet. Vetëm Lëvizja BASHKË ka programin, kapacitetin qeverisës dhe ndershmërinë qytetare për të transformuar rrënjësisht mënyrën e qeverisjes dhe për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare, duke krijuar kushtet për rritjen e pensioneve, duke nisur nga dyshemeja e minimumit jetik. I ftojmë të gjithë pensionistët t'i bashkohen aksionit tonë politik për të kërkuar pensione të dinjitetshme. https://levizjabashke.al/anetaresohu/ #lëvizjabashkë #vladimirdushniku #qanishino #arlindqori #pensionet #citizens

Comments