Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Shije Shtëpie – Emisioni 19 Shkurt 2024 в хорошем качестве

Shije Shtëpie – Emisioni 19 Shkurt 2024 7 месяцев назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Shije Shtëpie – Emisioni 19 Shkurt 2024

Të ftuar: Evjola Daka Glanduela Leci - Përfaqësuese e Acromax Ne skype: Chrysanthi Kalogeri - Astrologe Gazetare: Ermelinda Ndoja #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 2 receta nga Znj. Vjollca Makarona me mish të grirë 320 gr makarona Vaj ulliri 1 qepë mesatare 2 thelpinj hudhra 1 degë selino 1 karotë 400 gr mish të grirë 1 lugë kafe rigon 1 lugë gjelle salcë domate 200 gr domate në copa (në kuti) 700 ml ujë të valuar Kripë + piper të zi Parmixhano Borzilok Në një tigan të thellë ngrohim vajin, kaurdisim qepën të grirë hollë. Shtojmë hudhrat të grirë dhe ato shumë hollë dhe i kaurdisim për 2 min. Pastrojmë selinon nga fijet dhe e presim hollë, e shtojmë në tigan dhe vazhdojmë përzierjen. Karotën e grimë në rende nga ana më e trashë dhe vazhdojmë të shtojmë në tigan dhe i përzierjen. Karotën e grimë në rende nga ana më e trashë dhe vazhdojmë të shtojmë në tigan dhe i përziejmë të gjitha perimet dhe për 2 min të tjera. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të formohet dhe të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë pak rigon, salcën e domates, i përziejmë mirë e më pas vazhdojmë të shtojmë domatet në copëza, i përziejmë sa të marrin valë dhe menjëherë shtojmë makaronat e pa gatuara. I përziejmë shtojmë ujin e valuar dhe i lëmë të ziejnë për 12-14 minuta në temperaturë mesatare. I spërkasim me pak borzilok dhe i shërbejmë duke i spërkatur me pak parmixhano të grirë. Vezë me qiqra e kungull të njomë (në tigan) 1-2 kunguj të njomë 1 qepë mesatare 2 thelpinj hudhra 1 lugë çaji piper i kuq i ëmbël 0.5 lugë çaji kumin 400 gr domate ( në kuti ) 250 gr qiqra ( të ziera ) 4 vezë Vaj ulliri Kripë + piper të zi Presim qepën në kubik të vegjël dhe kaurdisim atë në tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri + pak kripë dhe e lëmë të gatuhet për 2 min. Shtojmë kungujt ne kubik me brinjë 1.5 cm. Rregullojmë shijen për 10 min në temperaturën mesatare (me kapak). Shtojmë domatet e copëtuara ( në kuti ) dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë piperin e kuq + kumin dhe i përziejmë. Vendosim kapakun për 5-7 min gjithmonë në temperaturë mesatare. Shtojmë qiqrat i përziejmë duke i lënë të bashkohen shijet e tyre për 5 min. Në fund shtojmë vezët syze dhe i spërkasim me pak kripë. Vendosim kapakun derisa të mpikset dhe më pas i shërbejmë të ngrohta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Comments