Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Pajisja me kartat ID, PS kallëzim penal ndaj Ministrisë së Brendshme - (1 Qershor 2009) в хорошем качестве

Pajisja me kartat ID, PS kallëzim penal ndaj Ministrisë së Brendshme - (1 Qershor 2009) 2 недели назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Pajisja me kartat ID, PS kallëzim penal ndaj Ministrisë së Brendshme - (1 Qershor 2009)

Lajme arkiva 2009 Partia Socialiste deklaron se do të bëjë kallëzim penal ndaj drejtuesve të lartë të ministrisë së Brendshme për procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, me argumentin se dikasteri i drejtuar nga ministri Nishani ka përcjellë informacion të rremë dhe të manipuluar. Në një dalje për mediat sekretari për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami tha, se qëndrimi i PS-së vjen pasi nuk mori asnjë përgjigje në lidhje me kërkesat e saj përsa i përket procesit të pajisjes se shtetasve me dhe pa pasaportë. Kastriot Islami: “Mjaftojnë kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga analiza e vetë informacionit që kemi marr nga ministria e Brendshme për të ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të të dhënave zyrtare përmes dhënies së informacionit të rremë për qëllime që bien ndesh me ligjin. PS po përpilon akuzën për kallëzim penal për drejtuesit e lartë të ministrisë së brendshme që merren direkt me këtë proces. Shifra zyrtare prej 730 mijë votuesish pa pasaportë rezulton e pa vërtetë dhe e zvogëluar ndjeshëm. Numri i personave që kanë aplikuar rezulton kontradiktor kur kalojmë nga një disk një tjetrin.” Sipas Islamit kundërshtitë dhe faktet në 4 disqet e ministrisë së brendshme lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti duke nisur nga dita e nesërme do tu bëhen me dije dhe faktorit ndërkombëtar që po mbikëqyr procesin elektoral në vend. Qëndrimi i PS-së vjen pas skadimit të afatit dhe letrave që selia rozë i dërgoi ministrisë së brendshme, ku i kërkohej të vinte në dispozicion listën e votuesve me pasaportë, atë të shtetasve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe listën e votuesve pa pasaportë që kanë marrë në dorë letërnjoftimin elektronik./tvklan.al Gazetare: Jolldiz Mitro SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments