У нас вы можете посмотреть бесплатно Alizoti-Ramës: Po të mos ishte Partia e Punës ti e Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi, ndërsa ne.. или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
#reportTV #lajmeshqip #lajme Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Alizoti tha se PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit. Ai tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tiranës, ndërsa u shpreh se Rama ka pasur privilegjet e Partisë së Punës, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë. “Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet ti respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno. Ju të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj. Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Refuzoj që t’ju dëgjoj, dhe do iki të pi një kafe për qefin tim.”, tha Alizoti. Kryeministri Edi Rama ka replikuar duke i thënë se një nga të këqijat më të mëdha që la komunizmi, është se sot edhe antikomunistët flasin njëlloj si komunistët. Rama theksoi se kur ai dhe Ardian Klosi kërkuan rishikimin e Enver Hoxhës dhe lirimin e të burgosurve politikë, Berisha tha ata që kërkojnë lirimin e burgosurve nuk meritojnë të jenë në PD, pasi kërkojnë lirimin e llumit të shoqërisë.